At-Tawba
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
وَإِذَا مَآ أُنزِلَتْ سُورَةٌ فَمِنْهُم مَّن يَقُولُ أَيُّكُمْ زَادَتْهُ هَـٰذِهِۦٓ إِيمَـٰنًا ۚ فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ فَزَادَتْهُمْ إِيمَـٰنًا وَهُمْ يَسْتَبْشِرُونَ 124
Allahu i Madhëruar na tregon gjendjen e munafikëve dhe atë të besimtarëve në momentin e shpalljes së ajeteve kuranore dhe dallimin e madh mes tyre. Ai thotë:Sa herë që shpallet ndonjë sure, disa prej tyre thonë: “Kujt ia shtoi besimin kjo sure?” -Ajetet e Kur'anit pëmbajnë urdhëra e ndalesa, përmbajnë dituri dhe lajme rreth Zotit të Madhërishëm. Ajetet na mësojnë rreth emrave, cilësive e veprave të lavdishme të Allahut të Madhëruar. Ato hedhin dritë mbi çështje të fshehta dhe janë nxitje për vepra të mira e adhurime, si dhe nxitje për xhihad në rrugën e Zotit. Por kur shpalleshin këto ajete plot me njohuri të vyera, disa thoshin: Kujt ua shtojnë besimin këto sure? Kujt i bëjnë dobi këto ajete? Sa ndikim kanë këto ajete në veprat e njerëzve?! Vërtet ju nxisin për vepra të mira? A ju ndihmojnë që t’i largoheni të ligës dhe që të shëroni zemrën? Por e vërteta është që suret e Kur'anit ua shtojnë besimtarëve imanin, diturinë, veprat e mira dhe largimin nga e keqja, prandaj ata gëzohen:Po. Besimtarëve ua shton besimin dhe ata gëzohen. -Besimtarët përgëzojnë njëri-tjetrin për mirësinë e madhe që Zoti u ka dhuruar me Shpalljen e Tij. Ata gëzohen dhe falënderojnë Krijuesin që ua mësoi ajetet e i bëri t’i kuptojnë ato, dhe - çfarë është më e rëndësishmja, - që u dha forcë e vullnet për të punuar dhe jetuar sipas tyre. Besimtarëve të vërtetë u zgjerohet gjoksi me Shpalljen e Allahut, u qetësohet zemra me ato porosi të vyera, prandaj dhe nënshtrohen menjëherë për të jetuar sipas mësimeve të Shpalljes. Por nuk janë kështu disa të tjerë, siç thotë Allahu i Madhëruar: