U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · At-Tawba
Suuradda 9

At-Tawba

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 102

وَءَاخَرُونَ ٱعْتَرَفُوا۟ بِذُنُوبِهِمْ خَلَطُوا۟ عَمَلًا صَـٰلِحًا وَءَاخَرَ سَيِّئًا عَسَى ٱللَّهُ أَن يَتُوبَ عَلَيْهِمْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ 102

Ka edhe të tjerë, që janë të vetëdijshëm për gjynahet e veta. -Ashtu sikurse ka mohues dhe munafikë në botë, ka edhe të tjerë që i pranojnë me keqardhje gabimet e tyre. Ata pendohen sinqerisht për gjynahet e tyre dhe nxitojnë për t’u përmirësuar dhe kthyer tek Zoti me bindje e nënshtrim. Nëpërmjet punëve të mira dhe adhurimeve të sinqerta ata pastrohen dhe qetësojnë zemrat e tyre. Për këta, Allahu i Madhëruar thotë:Ata kanë edhe vepra të mira edhe vepra të këqija. -Ata kanë bërë edhe vepra të mira, edhe të këqija. Që një vepër të quhet e mirë, ajo ka nevojë për plotësimin e teuhidit dhe besimit të duhur nga ana e njeriut, për t’u konsideruar si besimtar, jashtë rrethit të mohuesve dhe idhujtarëve. Kështu, këta kanë bërë edhe vepra të mira, edhe të këqija. Ata mund të kenë bërë ndonjë haram ose të kenë lënë pa bërë ndonjë detyrë, por sidoqoftë e kanë pranuar se kjo është gabim dhe gjithmonë kanë shpresuar që Zoti t’i falë. Këta janë ata për të cilët i Madhëruari thotë:Allahu do t’i falë ata, sepse Ai është Pranues i madh i pendimit e Mëshirëplotë. - Pranimi i pendimit nga i Madhëruari kalon në dy faza:1. Zoti e inspiron dhe ia mundëson njeriut që të pendohet, me mëshirën dhe urtësinë e Tij absolute, që çdo gjë e vendos në vendin e vet.2. Pranimi i pendesës së tyre, pasi ata e shprehin atë ashtu si duhet.Allahu përshkruhet si Falës i madh dhe Mëshirëplotë. E gjithë bota, qoftë ajo qiellore, ashtu edhe ajo tokësore, qëndrojnë veçse me faljen dhe mëshirën e Tij. I Lartësuari thotë: “Nëse Allahu do t’i dënonte njerëzit sipas veprave (të këqija) të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë. Por, Ai i lë ata deri në afatin e caktuar. Por kur të vijë afati i tyre, (le ta dinë se) Allahu Shikon gjithçka nga robërit e vet.” [Fatir 45]. Ose: “Është Allahu Ai që i mban qiejt dhe tokën që të mos bien. Po të binin, s’ka asnjë veç Tij që mund t’i mbajë; Ai është i Butë dhe Falës i Madh.” [Fatir 41]. Prej faljes dhe mëshirës së pakufishme të Tij, Allahu i Madhëruar ua pranon pendimin edhe atyre që e kanë tepruar me vepra të këqija, nëse ata kthehen tek Ai të nënshtruar me pendesë dhe keqardhje, qoftë edhe fare pak para vdekjes së tyre. Ai i fal dhe ua mbulon gabimet atyre. Ky lajm u jep shpresë të madhe gjynahqarëve që pendohen sinqerisht tek Zoti. Por nëse gjynahqarët nuk pendohen sinqerisht, janë në rrezik të madh dhe duhet të frikësohen nga ndëshkimi i të Drejtit. Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit (a.s) dhe të gjithë atyre që janë trashëgimtarë e pasues të tij, dhe e urdhëron për të bërë diçka, që shërben për t'i pastruar besimtarët dhe për të plotësuar besimin e tyre: