U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · Al-Anfaal
Suuradda 8

Al-Anfaal

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 48

وَإِذْ زَيَّنَ لَهُمُ ٱلشَّيْطَـٰنُ أَعْمَـٰلَهُمْ وَقَالَ لَا غَالِبَ لَكُمُ ٱلْيَوْمَ مِنَ ٱلنَّاسِ وَإِنِّى جَارٌ لَّكُمْ ۖ فَلَمَّا تَرَآءَتِ ٱلْفِئَتَانِ نَكَصَ عَلَىٰ عَقِبَيْهِ وَقَالَ إِنِّى بَرِىٓءٌ مِّنكُمْ إِنِّىٓ أَرَىٰ مَا لَا تَرَوْنَ إِنِّىٓ أَخَافُ ٱللَّهَ ۚ وَٱللَّهُ شَدِيدُ ٱلْعِقَابِ 48

Shejtani ua zbukuroi atyre veprat e këqija dhe u tha: “Askush nuk mund t’ju mposhtë ju sot, sepse do të jem unë mbrojtësi juaj.” -Allahu i Madhëruar na bën të ditur se Shejtani i mallkuar ua zbukuroi idhujtarëve veprat e tyre të këqija, duke i mashtruar e duke u thënë: “Askush nuk mund t’ju mposhtë sot. Ju jeni të shumtë në numër dhe të armatosur gjer në dhëmbë. Me këtë fuqi që keni, ju jeni të pamposhtur. Muhammedi dhe shokët e tij nuk kanë asnjë shans që të përballen me ju.” Përveç kësaj, Shejtani i mallkuar u tha: "Unë do të jem mbrojtësi juaj dhe nuk do të lejoj që t’ju sulmojnë ata që ju keni frikë.” Kurejshët ishin në armiqësi me fisin e Beni Mudlixh, për shkak të një hasmërie të vjetër mes tyre, prandaj i druheshin përballjes me ta. Por Iblisi i mallkuar iu shfaq me pamjen e Surakatu Ibn Malik Ibn Xhu'shum el Med'halij dhe i siguroi prej asaj hasmërie. Kështu, ata u qetësuan në lidhje më këtë çështje dhe vazhduan marshimin, duke i ushqyer vetes iluzionin se ishin të pathyeshëm.Por kur u ndeshën dy ushtritë, ai iku me të katra e tha: “Unë nuk kam të bëj me ju. Unë shoh atë që ju nuk e shihni.” -Kur dy ushtritë, ajo e besimtarëve dhe e pabesimtarëve, u rreshtuan përballë njëra-tjetrës, Shejtani i mallkuar u tmerrua vetëm nga pamja. Ai pa melekun Xhibril, që po shpërndante melekët në formacion luftimi. Menjëherë, Shejtani ia mbathi, duke u thënë atyre që më parë i kishte mashtruar me fjalë të bukura e premtime boshe: “Unë nuk kam të bëj me ju. Unë shoh atë që ju nuk e shihni." Në të vërtetë, ai pa melekët, me të cilët askush nuk mund të përballet.“Unë i frikësohem Allahut. Allahu ka, vërtet ndëshkim të ashpër”. -Unë i frikësohem Allahut se mos ma përshpejton ndëshkimin që në këtë dynja. Allahu ndëshkon vërtet ashpër”. Ka mundësi që Shejtani i mallkuar thjesht t'u ketë shtënë vesvese në zemër idhujtarëve dhe t'ua ketë zbukuruar përballjen me besimtarët, duke u inspiruar se ai do të ishte mbështetësi dhe aleati i tyre.Por pasi i çoi në fushëbetejë, Shejtani u tërhoq, duke i lënë në ata në baltë, ashtu sikurse vepron gjithmonë i Mallkuari me njeriun. Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë: "Ata i përngjajnë Shejtanit, që i thotë njeriut: “Moho Zotin!”, e kur ky mohon, ai tërhiqet duke thënë: “Unë distancohem prej teje, se unë i frikësohem Allahut, Zotit të gjithësisë! Dhe kështu, përfundimi i të dy palëve është në Zjarr, ku do të jenë përgjithmonë. Ky është ndëshkimi i zullumqarëve.” [Hashr 16, 17].Iblisi largohet i tmerruar. Taberaniu sjell në “Mu’xhemil Kebir” rrëfimin e Rifa Ibn Rafit: “Kur Iblisi e pa qartë se çfarë po bënin melekët me idhujtarët në betejën e Bedrit, u tmerrua, se mendoi që vrasja do ta përfshinte edhe atë. Në ato momente atë e kap El Harith Ibn Gishami, i cili mendonte se ai ishte Suraka Ibn Maliku. Por Iblisi e shtyn El Harithin në gjoks, duke e flakur tutje. Pastaj, i tmerruar, largohet, për të përfunduar në det. U hodh në det dhe filloi të lutej me duart e ngritura lart: “O Zoti im! Afatin që më ke premtuar!” Ai u tmerrua se mos vala e vrasjes në radhët e armikut do ta përfshinte edhe atë. Ebu Xhehli u thoshte ushtarëve të tij: “Kurrsesi të mos jua ulë moralin dështimi i Surakës dhe tradhtia e tij ndaj jush, sepse ai e kishte planifikuar një gjë të tillë me Muhamedin. Mos u frikësoni nga vrasja e Utbes, Shejbës dhe Uelidit, se ata u treguan të nxituar! Betohem në Latin dhe Uzanë, se nuk do të kthehemi mbrapsht, derisa t’i lidhim me litarë. Askush të mos të mjaftohet vetëm duke i vrarë, por t’i shfarosni dhe t’i ndëshkoni ashpër, për t'u treguar punën e keqe që bënë.” Shkëputur nga “Zadul mead” vell 3Sipas këtij mendimi, Shejtani i mallkuar u bëri thjesht vesvese, pa qenë e nevojshme t’u shfaqej si Surakatu Ibn Maliku. (Sh.p.)