An-Naazi'aat
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
وَأَهْدِيَكَ إِلَىٰ رَبِّكَ فَتَخْشَىٰ 19
“Unë do të të udhëzoj për te Zoti yt, që t’ia kesh frikën!” -Unë të rrëfej rrugën që të çon drejt Zotit, rrugën e pastrimit të shpirtit dhe të adhurimit të Zotit. Unë të tregoj se çfarë e kënaq dhe çfarë e zemëron Zotin e Plotpushtetshëm. Unë të ndihmoj që t’i të gjesh rrugën e drejtë dhe ta kuptosh atë. Nëse e kupton të vërtetën dhe punon me sinqeritet për të kënaqur Krijuesin, në zemrën tënde do të lindë ndjenja e mrekullueshme e frikërespektit ndaj Tij. Çdokush që e njeh mirë rrugën e drejtë, pajiset me frikërespekt për të Madhëruarin dhe qëndron brenda kufijve të Tij. Megjithatë, edhe pse u ftua me stil të butë dhe dashamirës, Faraoni refuzoi t’i përgjigjet ftesës. Atëherë, Musai (a.s.) i shfaqi atij disa shenja të mëdha: