An-Naazi'aat
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
وَٱلنَّـٰزِعَـٰتِ غَرْقًا 1
Allahu i Lartësuar betohet në melekët e Tij dhe në detyrat me të cilat i ka ngarkuar ata. Në zbatimin e këtyre detyrave, ata tregojnë bindje dhe nënshtrim të plotë. Ata janë zbatues të nënshtruar të urdhrave të Zotit. Janë dy shpjegime të mundshme të arsyes pse Allahu i Lartësuar bën gjithë këto betime:1.Allahu i Lartësuar i bën këto betime për të përforcuar vërtetësinë e Ditës së Gjykimit. Ky është një shpjegim i pranueshëm, sepse menjëherë pas betimeve, bëhen disa përshkrime të Ditës së Gjykimit.2.Allahu i Lartësuar është betuar në melekët, pikërisht për të treguar rëndësinë e melekëve dhe rëndësinë e besimit për melekët, besim ky i cili konsiderohet si njëri nga gjashtë shtyllat e imanit. Por duke përmendur veprat e tyre, mund të kuptojmë se betimet janë bërë edhe për të vërtetuar faktin e shpërblimit të krijesave në momentin kur u merret shpirti, dhe më pas, në Ditën e Gjykimit. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë:Betohem për ata(melekë)që me forcë rrëmbejnë shpirtrat(e keqbërsve). -En-naziati janë melekët që e shkulin shpirtin me forcë. Këta melekë zhyten brenda trupit, derisa e nxjerrin shpirtin jashtë, për ta shpërblyer sipas veprave që ka kryer.