U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · Al-Qiyaama
Suuradda 75

Al-Qiyaama

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 19

ثُمَّ إِنَّ عَلَيْنَا بَيَانَهُۥ 19

Pastaj e kemi Ne për detyrë që ta sqarojmë atë. -Kështu, i Madhëruari premton se do ta ruajë tekstin e Kur'anit nga ndryshimet, tjetërsimet apo nga harresa, madje do të ruajë edhe shpjegimin e tij të saktë. Kjo është grada më e lartë e sigurisë dhe e ruajtjes. Pas kësaj këshille nga Zoti i tij, Muhamedi (a.s.) e dëgjonte Xhibrilin deri në fund, dhe pastaj vijonte ta lexonte ai këndimin e Kur'anit. Ky ajet na mëson, gjithashtu, diçka rreth e dukatës së marrjes dhe nxënies së diturisë. Kështu, nxënësi nuk duhet të nxitohet dhe t’i ndërhyjë mësuesit, para se ai të mbarojë së shpjeguari dhe shtjelluari temën e mësimit. Vetëm pasi të ketë mbaruar mësuesi, nxënësi mund të pyesë për ato gjëra që i ka të paqarta. Gjithashtu, nxënësi nuk duhet të nxitohet në nxjerrjen e konkluzioneve, kur mësuesi ende nuk ka përfunduar mirë shpjegimin e mësimit. Vetëm pasi mësuesi të ketë mbaruar me shtjellimin e çështjes, atëherë nxënësi mund t’i ketë gjërat më të qarta, për të nxjerrë një konkluzion të saktë. Ajeti dëshmon, gjithashtu, se Profeti (a.s.), ashtu sikurse ia mësoi umetit të tij tekstin, leximin dhe këndimin e e Kur'anit, po ashtu u mësoi atyre edhe kuptimin dhe shpjegimin e saktë të tij.