U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · Al-An'aam
Suuradda 6

Al-An'aam

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 25

وَمِنْهُم مَّن يَسْتَمِعُ إِلَيْكَ ۖ وَجَعَلْنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ أَكِنَّةً أَن يَفْقَهُوهُ وَفِىٓ ءَاذَانِهِمْ وَقْرًا ۚ وَإِن يَرَوْا۟ كُلَّ ءَايَةٍ لَّا يُؤْمِنُوا۟ بِهَا ۚ حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءُوكَ يُجَـٰدِلُونَكَ يَقُولُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ إِنْ هَـٰذَآ إِلَّآ أَسَـٰطِيرُ ٱلْأَوَّلِينَ 25

Ka prej tyre që mëtojnë se të dëgjojnë... -Disa idhujtarë, në ndonjë kohë të caktuar, për ndonjë shkak apo ndonjë tjetër, ulen e dëgjojnë ato që thua. Por ky dëgjim është tërësisht i zhveshur nga synimi për të njohur të vërtetën dhe për ta pasuar atë. Kësisoj, ata nuk përfitojnë nga ky dëgjim, sepse ata as nuk e kanë për qëllim të mirën....por Ne kemi hedhur mbulesë mbi zemrat e tyre, që të mos e kuptojnë atë dhe veshët ua kemi bërë të shurdhët. -Kjo mbulesë i pengon që të kuptojnë Fjalën e Allahut të Lartësuar. Ai e ruan Fjalën e Tij që të kuptohet nga të tillë njerëz. Fjala e Allahut qëndron shumë herë më lart mundësisë për ta kuptuar ato krijesa të ulta. Veshët e tyre janë shurdhuar dhe ata nuk mund të dëgjojnë atë që u bën dobi.Edhe sikur të shihnin të gjitha Shenjat, ata nuk do të besonin. -Ky është kulmi i arrogancës: të arrish deri aty sa faktet e qarta, që tregojnë të vërtetën, të mos i besosh si të vërteta dhe të mos nënshtrohesh për t’i zbatuar, por të polemizosh padrejtësisht, duke mbrojtur me kokëfortësi të kotën dhe duke hedhur poshtë të vërtetën. I Madhëruari thotë:Kur vijnë te ti që të polemizojnë, mohuesit thonë: “Kjo nuk është gjë tjetër, vetëm se përrallë e vjetër!” -Ata thonë se ky libër është marrë nga legjendat e të parëve, pra, nuk është nga Allahu. Këto pohime ishin tregues të kufrit të tyre. Në të vërtetë, Kur’ani është një Libër që përmban historinë e profetëve të shkuar dhe të fundit, me mësimet dhe mesazhet që ata u përcollën njerëzve. Ai përmban të vërtetën dhe drejtësinë e plotë. E si mund ta quash Kur'anin përrallë të vjetër?!