Al-An'aam
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
مَن جَآءَ بِٱلْحَسَنَةِ فَلَهُۥ عَشْرُ أَمْثَالِهَا ۖ وَمَن جَآءَ بِٱلسَّيِّئَةِ فَلَا يُجْزَىٰٓ إِلَّا مِثْلَهَا وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ 160
...Kush bën një të mirë, ai do të shpërblehet dhjetëfish,... -Kush vjen me ndonjë të mirë të realizuar me fjalë apo me veprime, të dukshme apo të fshehta, që kanë lidhje me plotësimin e të drejtave të Allahut apo të drejtave të krijesave, ai ka premtimin e sigurt nga Allahu i Lartësuar se do të shpërblehet dhjetëfish për mirësitë e paraqitura. Në fakt, shpërblimi me dhjetëfish është më i vogli nga Bujari i Gjithëmëshirshëm. Mos pyet për shpërblimin më të madh, sepse ai nuk ka kufij....e kush bën një të keqe, ai do të ndëshkohet vetëm për të. -Kjo tregon për drejtësinë dhe bamirësinë absolute dhe të pakrahasueshme të Allahut të Madhërishëm. Ai nuk i bën askujt padrejtësi, as edhe një grimcë, siç thotë më pas:Askujt nuk do t’i bëhet asnjë padrejtësi.