Ar-Rahmaan
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
يَسْـَٔلُهُۥ مَن فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۚ كُلَّ يَوْمٍ هُوَ فِى شَأْنٍ 29
Atij i drejtohet me lutje çfarë është në qiej e në Tokë. -Allahu është i Lartësuar, Jonevojtar dhe i pavarur nga të gjitha krijesat e Tij. Ai është i gjerë në bujarinë dhe bamirësinë e Tij. Të gjitha krijesat janë të varfëra dhe të varura nga Ai. Ato i luten e drejtohen Atij për të gjitha nevojat e tyre. Këtë e shprehin si me gjendjen e tyre, ashtu edhe me fjalë e veprime. Krijesat nuk mund të jenë të pavarura nga Ai për asnjë çast. Allahu i Madhëruar thotë:Në çdo çast, Ai merret me shumë çështje. -Ai pasuron të varfërin, ndihmon nevojtarin, i jep mirësi dikujt e privon një tjetër, merr jetë dhe jep jetë, krenon disa e poshtëron disa të tjerë. Atë nuk e pengon një çështje nga çështjet e tjera. Atë nuk e ngatërrojnë angazhimet e shumta. Atë nuk e lodhin e as e shqetësojnë insistimet e atyre që luten dhe kërkojnë. I lartësuar e i pastër nga çdo e metë e mangësi është Bujari e Dhuruesi! Mirësitë e Tij kanë mbuluar krijesat e qiellit dhe të tokës. Butësia dhe mëshira e Tij ka përfshirë të gjitha krijesat, në çdo vend dhe çast. I lavdëruar e i lartësuar qoftë Allahu, të Cilin nuk e pengojnë gjynahet dhe gabimet e gjynahqarëve, që t’u dhurojë atyre nga mirësitë e Tij. Atë nuk e pengon arroganca e injorantëve, që t’i furnizojë e të përkujdeset për ta, megjithëse ata – me injorancën e tyre - shprehin panevojshmëri për bujarinë dhe mirësinë e Tij, ndërkohë që në realitet janë plotësisht nevojtarë dhe të varur nga Ai. Këto çështje, për të cilat Allahu na tregon se angazhohet çdo ditë, Ai i ka përcaktuar dhe shkruar që në zanafillë. Ai vazhdon t’i realizojë ato në kohën e përcaktuar dhe korrektësisht ashtu si i ka përcaktuar me urtësinë e Tij. Është Allahu që i vendosi si ligjet e funksionimit të gjithësisë së krijuar, ashtu edhe ligjet e fesë. Ai kujdeset për krijesat duke u vendosur atyre Sheriatin, të cilit duhet t’i përmbahen dhe të jetojnë sipas tij. Ai vendosi për ta urdhra e ndalesa, kufij e dispozita, për të cilat do t’i marrë në përgjegjësi Ditën e Gjykimit. Ai vendosi edhe ligjet e krijimit, sipas të cilave Ai kujdeset për krijesat në jetën e kësaj dynjaje, derisa të vijë dita e vdekjes dhe shpërnguljes së tyre në ahiret. Atë ditë do të jetë koha kur do të vihet në zbatim ligji i Tij i shpërblimit me drejtësi. Atë ditë, Ai do t’u paraqesë krijesave drejtësinë, bamirësinë dhe mëshirën e madhe të Tij, nëpërmjet të cilave ato do ta njohin tërësisht dhe do të dëshmojnë se Ai është i Vetëm, i Pakrahasueshëm dhe i Pashembullt në çdo aspekt. Atë ditë krijesat do të zhvendosen nga vendi i provës dhe fatkeqësive, në vendin e shpërblimeve apo shpagimit me drejtësi, në jetën e pasosur. Atë ditë, i Madhëruari do të veçohet dhe angazhohet me zbatimin e ligjit të shpërblimit të Tij për krijesat, prandaj thotë: