An-Najm
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
وَلِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ لِيَجْزِىَ ٱلَّذِينَ أَسَـٰٓـُٔوا۟ بِمَا عَمِلُوا۟ وَيَجْزِىَ ٱلَّذِينَ أَحْسَنُوا۟ بِٱلْحُسْنَى 31
Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai ka për t'i dënuar ata që bëjnë keq sipas veprave të veta e ka për t’u dhënë shpërblimin më të mirë atyre që bëjnë vepra të mira. -Allahu i Lartësuar na tregon në këto ajete se vetëm Ai është Pronari dhe Sunduesi i gjithçkaje. Vetëm në dorën e Tij janë dynjaja dhe ahireti. Çdo gjë që ekziston në qiell dhe në Tokë janë krijesë dhe pronë e Tij, me të cilat Ai vepron si Sundues i madh dhe i plotfuqishëm. Në këtë gjithësi zbatohet vetëm caktimi i Tij. Ligji ndaj të cilit krijesat duhen të nënshtrohen është ligji i Tij. Është Ai, i vetmi, që ka të drejtën të urdhërojë dhe të ndalojë, të vendosë ligje dhe të marrë në llogari për zbatimin e tyre. Allahu i Lartësuar është Ai që do t’i shpërblejë krijesat sipas veprave të tyre, në lidhje me zbatimin e urdhrave dhe respektimin e kufijve të Tij. Të bindurit ndaj Tij, Ai do t’i shpërblejë me mëshirën dhe bujarinë e Tij. Ndërsa ata që nuk i binden, por bëjnë vepra të këqija, Ai do t’i ndëshkojë me drejtësinë e Tij. Ata që janë bamirës, qoftë në drejtim të adhurimit, qoftë në drejtim të marrëdhënieve me njerëzit, Allahu i Lartësuar do t’i shpërblejë në dynja dhe ahiret. Por më e madhe se çdo shpërblim tjetër është kënaqësia e të Madhëruarit dhe lumturia e tyre në përjetësinë e Xhenetit. Më poshtë, Allahu i Lartësuar përshkruan cilësitë e këtyre bamirësve: