Adh-Dhaariyat
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
وَٱلسَّمَآءَ بَنَيْنَـٰهَا بِأَيْي۟دٍ وَإِنَّا لَمُوسِعُونَ 47
Ne e ngritëm qiellin me fuqinë Tonë dhe Ne e zgjerojmë atë. -Është Allahu i Lartësuar Ai që e krijoi qiellin me përpikmëri dhe përkujdeset për të dhe për gjithë krijimin e Tij. Ai e bëri qiellin si çati mbrojtëse për Tokën dhe gjithçka në të. Ai e krijoi gjithë këtë madhështi me forcën dhe pushtetin e Tij të pakufishëm. Është po Allahu që i zgjeron skajet dhe anët e qiejve. Allahu zgjeron, gjithashtu, edhe gjendjen e robërve të Tij, duke i furnizuar. Nuk ka kafshë të fshehur në tokë, në thellësi të oqeanit apo në lartësitë e qiejve dhe të tokës, që Zoti të mos përkujdeset për të, duke i mundë-suar gjithçka që i nevojitet. I Lartësuar dhe larg çdo të mete është Ai, që ka përfshirë me mirësinë dhe begatitë e Tij çdo krijesë. Të pafundme janë begatitë e Allahut, mëshira e të Cilit ka përfshirë të gjitha krijesat.