Al-Maaida
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
يَـٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَـٰبِ قَدْ جَآءَكُمْ رَسُولُنَا يُبَيِّنُ لَكُمْ كَثِيرًا مِّمَّا كُنتُمْ تُخْفُونَ مِنَ ٱلْكِتَـٰبِ وَيَعْفُوا۟ عَن كَثِيرٍ ۚ قَدْ جَآءَكُم مِّنَ ٱللَّهِ نُورٌ وَكِتَـٰبٌ مُّبِينٌ 15
O ithtarë të Librit! Juve ju ka ardhur i Dërguari Ynë(Muhammedi), që ju sqaron shumë nga ajo që ju i keni fshehur prej Librit... -Pasi tregoi për premtimet dhe besën e pambajtur nga çifutët dhe të krishterët në përgjithësi, veç një pakice të tyre, Allahu i Lartësuar i urdhëron ata për të besuar Muhamedin a.s. Allahu i Lartësuar u tregon një shenjë shumë të qartë, që tregon për vërtetësinë e profetësisë së Muhamedit a.s: ai bën të qarta shumë nga ato çështje që ata ua mbanin fshehur njerëzve, madje edhe njerëzve të thjeshtë të fesë së tyre. Në atë kohë, i vetmi burim për të njohur librat e shenjtë dhe porositë e profetëve ishin dijetarët çifutë e të krishterë, aq sa ata lejonin. Edhe vetë të përkushtuarit në dije nga njerëzit e thjeshtë mund të arrinin veçse aq sa u jepte kleri i tyre. Atëherë, në një situatë të tillë, u shfaq profeti i Zotit, Muhamedi a.s, dhe Kur’âni madhështor. Ai nuk dinte të shkruajë e të lexojë dhe nuk dinte ç’ishte libri dhe as imani, e, megjithatë, në Kur’ân përmenden shumë çështje që ata, me aq kujdes, i fshihnin nga njerëzit. Atëherë, si e mori këtë njohuri të fshehtë? Pa dyshim kjo qe një provë shumë e fortë, që vërtetonte se Muhamedi (a.s)ishte profeti i Zotit. Ndër faktet e fshehura prej dijetarëve çifutë e të krishterë ishin edhe shenjat dalluese të Profetit të Fundit në librat e tyre dhe njoftimi i profetëve për ardhjen e tij, ligji i gurëzimit në Teurat etj....e që për shumë të tjera, ai fal. -Disa çështje të tjera ai nuk i sqaroi, sepse kështu e kërkonte urtësia.Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë. -Kuptimi: Juve ju erdhi Kur’âni prej Allahut, nëpërmjet të cilit ju ndriçoheni, për të gjetur rrugën në errësirat e paditurisë dhe humbjes. Ai është, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar: “Kitabun mubin” - “libër i qartë”. Ai është qartësuesi i të gjitha çështjeve për të cilat keni nevojë, që kanë lidhje me fenë dhe dynjanë tuaj. Ai ju sqaron gjithçka në lidhje me njohuritë për Allahun, emrat, cilësitë dhe veprat e Tij; sqaron ligjet e vendosura prej Allahut, ashtu si edhe shpërblimin apo ndëshkimin e Tij. Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon se cilët janë ata që përfitojnë udhëzimin prej këtij libri dhe çfarë kushti duhet të përmbushet për t’u arritur ky udhëzim: