Al-Hujuraat
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تُقَدِّمُوا۟ بَيْنَ يَدَىِ ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ ۖ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٌ 1
O ju që keni besuar! Mos u ngutni e të dilni para Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe kijeni frikë Allahun! - Këto ajete janë porosi për një edukatë të lartë në lidhje me Allahun e Lartësuar dhe me Profetin e Tij. Kështu, Allahu i Lartësuar na udhëzon që ta adhurojmë Atë si të Vetëm e të Pashoq dhe të vlerësojmë lart Profetin e Tij, duke e respektuar dhe nderuar atë. Besimtarët urdhërohen të bëjnë atë që kërkon besimi i tyre tek Allahu dhe Profeti i Tij. Imani i vërtetë sjell plotësimin e urdhrave të Allahut dhe largimin nga ndalesat e Tij. Ky iman i bën besimtarët që të ecin sipas porosive të Allahut e të qëndrojnë brenda kufijve të Tij, duke ndjekur traditën e Profetit, në të gjitha çështjet e tyre. Ata nuk i lejojnë vetes kurrsesi që të dalin para Zotit dhe Profetit të Tij. Ata nuk flasin, derisa Zoti të flasë, ata nuk japin urdhra, derisa Ai t’i japë ato. Pikërisht ky përkushtim me sinqeritet dhe përunjësi është esenca e edukatës së domosdoshme me Allahun dhe Profetin e Tij. Kjo edukatë është rruga e lumturisë dhe e fitores së robit. Nëse nuk i hyn kësaj rruge, ai humb lumturinë e përjetshme dhe dështon. Në këto ajete është një ndalesë kategorike për të mos e braktisur fjalën e Profetit për fjalën e asnjë njeriu tjetër, kushto qoftë ai. Nëse vjen e qartë fjala e Profetit (a.s.) dhe vërtetohet saktësia e saj, nuk lejohet të mbështetesh te fjala e dikujt tjetër, kushdo qoftë ai. Më pas, Allahu i Lartësuar urdhëron për devotshmëri ndaj Tij, në mënyrë të përgjithshme. Devotshmëria ndaj Allahut është ashtu sikurse e ka përkufizuar Talk Ibn Hubejbi: Të punosh në bindje ndaj Allahut, i ndriçuar nga drita e Allahut e duke shpresuar shpërblimin e Allahut; t’u largohesh gjynaheve e mosbindjes ndaj Allahut, i ndriçuar nga drita e Allahut e duke iu frikësuar ndëshkimit të Tij.Allahu është Gjithëdëgjues e i Gjithëditur. - Allahu është Dëgjuesi i të gjitha zërave, në çdo kohë, nga çdo skutë dhe drejtim. Ai është gjithashtu El Alim - i Gjithëditur rreth asaj që shfaqet dhe asaj që mbahet fshehur, rreth të shkuarës dhe të ardhmes, i Gjithëditur për të mundshmen dhe të pamundshmen, si dhe për ato gjëra që domosdoshmërisht ekzistojnë. Pasi Allahu i Lartësuar na ndaloi nga kundërshtimi i fjalës së Profetit dhe pasi na urdhëroi për devotshmëri ndaj vetë Atij, përmendja e këtyre dy emrave të mrekullueshëm të Tij është, sigurisht, një nxitje e fortë për t’iu përmbajtur me përpikmëri këtyre porosive. Nga ana tjetër, është edhe një kërcënim për ata që nuk u përmbahen këtyre porosive. Pastaj i Madhëruari thotë: