U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · Muhammad
Suuradda 47

Muhammad

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 34

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ وَصَدُّوا۟ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ ثُمَّ مَاتُوا۟ وَهُمْ كُفَّارٌ فَلَن يَغْفِرَ ٱللَّهُ لَهُمْ 34

Ky ajet, së bashku me ajetin në suren Bekare, ku thuhet: “E kush zbrapset nga feja e Tij dhe vdes si jobesimtar, atij i zhduken veprat në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Të tillët janë banorë të Zjarrit dhe në të do të jenë përjetësisht”, janë kufizuese të çdo teksti gjithëpërfshirës, ku thuhet se kufr-i i fshin të gjitha veprat. Pra, kushti është që mohuesin ta kapë vdekja në atë gjendje, domethënë, pa u penduar para vdekjes. Kështu, i Madhë-ruari thotë në këtë ajet:Ata që nuk besojnë dhe pengojnë të tjerët nga Rruga e Allahut, pastaj vdesin duke qenë jobesimtarë, Allahu nuk do t’i falë kurrë. -Ata të cilët mohojnë Allahun, melekët, librat, profetët e Tij, Ditën e Fundit, madje pengojnë edhe të tjerët nga feja e Allahut, duke ua shtrembëruar të vërtetën dhe duke ua zbukuruar të kotën, pastaj vdesin në këtë gjendje, pa u penduar nga këto punë të këqija, këtyre Allahu nuk ka për t’ua falur gjynahet. Këtyre nuk kanë për t’iu falur gjynahet as nëpërmjet ndërmjetësuesve e as me ndonjë mënyrë tjetër. Për ta bëhet i pakthyeshëm ndëshkimi dhe i paarritshëm shpërblimi. Për ta bëhet e detyrueshme përjetësia në zjarrin e Xhehenemit, duke iu mbyllur pëfundi-misht porta e Mëshiruesit dhe Falësit të madh. Nga ajeti kuptojmë se, nëse ata pendohen për këto punë para vdekjes, Allahu i përfshin në faljen dhe mëshirën e Tij, dhe i fut në Xhenet. Sikur të gjithë jetën e tyre ta kenë kaluar duke mohuar Allahun e gjithçka që nuk duhet mohuar, duke penguar njerëzit nga rruga e Allahut e duke bërë gjynahe pa fre, në qoftë se ata, para vdekjes, pendohen dhe kthehen te Zoti me kërkim faljeje, i Gjithëmëshir-shmi i fal dhe i mëshiron. I Lartësuar dhe i Lavdëruar qoftë Allahu i Madhëruar, i Cili ia ka hapur portën e pendimit dhe nuk ia ka mbyllur askujt, për sa kohë është gjallë dhe mund të pendohet. I Lavdëruar qoftë Ai, që është i Butë e i Mëshirshëm, që nuk nxitohet të ndëshkojë gjynahqarët, por, përkundrazi, i ruan, u jep shëndet e i furnizon, sikur të mos kishin bërë asnjë gjynah, edhe pse është i Plotfuqishëm që t’i ndëshkojë! Pastaj i Madhëruari thotë: