U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · Muhammad
Suuradda 47

Muhammad

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 16

وَمِنْهُم مَّن يَسْتَمِعُ إِلَيْكَ حَتَّىٰٓ إِذَا خَرَجُوا۟ مِنْ عِندِكَ قَالُوا۟ لِلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْعِلْمَ مَاذَا قَالَ ءَانِفًا ۚ أُو۟لَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ طَبَعَ ٱللَّهُ عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ وَٱتَّبَعُوٓا۟ أَهْوَآءَهُمْ 16

Prej tyre(hipokritëve)ka që bëjnë sikur të dëgjojnë ty(O Muhamed); ... -Kuptimi: Disa prej munafikëve të dëgjojnë me vëmendje teksa flet. Në fakt, ata të dëgjojnë me vëmendje jo për të mësuar fenë e drejtë, për ta pranuar dhe për ta zbatuar atë, por me synimin që ta mohojnë. Ata thjesht shtireshin sikur besonin, sepse i Madhëruari thotë:...por, kur largohen prej teje, u drejtohen të diturve (sahabëve) e u thonë: “Çfarë tha ai(Muhamedi)pak më parë?" -Ata u drejtoheshin besimtarëve duke u kërkuar shpjegime rreth asaj që thoshte Profeti (a.s.). Ata i kishin dëgjuar qartë, me veshët e tyre, por ata thjesht nuk kishin dëshirën për ta zbatuar. “Çfarë tha ai pak më parë?” - Ky është një nënçmim shumë i rëndë për ta, sepse tregon që ata nuk kishin synim aspak të pranonin të vërtetën. Nëse ata do të ishin të interesuar për të vërtetën, do ta dëgjonin atë me përqendrim të thellë, do ta kuptonin me zemër, dhe kështu e gjithë qenia e tyre do të nënshtrohej të punonte dhe jetonte sipas asaj të vërtete. Por ata ishin krejt ndryshe, siç thotë Allahu i Madhëruar:Këta janë ata, zemrat e të cilëve i ka vulosur Allahu dhe të cilët janë dhënë pas dëshirave të veta. -Allahu i Madhëruar ua vulosi zemrat dhe ua mbylli çdo portë, nga e cila mund t’u vinte ndonjë mirësi dhe udhëzim, për shkak se ata e refuzuan ftesën e Tij dhe pasuan dëshirat e veta, të cilat i nënshtroheshin veçse të kotës. Pastaj Allahu i Madhëruar përshkruan gjendjen e të udhëzuarve, duke thënë: