U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · Az-Zukhruf
Suuradda 43

Az-Zukhruf

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 81

قُلْ إِن كَانَ لِلرَّحْمَـٰنِ وَلَدٌ فَأَنَا۠ أَوَّلُ ٱلْعَـٰبِدِينَ 81

Thuaju(o Muhammed): “Sikur i Gjithmëshirshmi të kishte fëmijë, unë do të isha i pari adhurues i tij.” -Kuptimi: O i Dërguari besnik! Ata shpifin se Zoti ka fëmijë, ata shpifin për Atë që është Një, i Vetëm, i Pashoq dhe i Pakrahasueshëm, për Atë që çdokush i drejtohet për nevojat e veta, për Atë që është i Plotë, Jonevojtar e Absolut në çdo drejtim. Atij nuk i takon që të ketë grua e as fëmijë. Askush nuk mund të jetë i barabartë apo i njëjtë me Allahun dhe as mund t’i afrohet madhërisë së Tij. Thuaju këtyre mjeranëve: “Nëse vërtetë Zoti do të kishte fëmijë, unë do të isha i pari adhurues i këtij fëmije, sepse ai do të ishte pjesë e të atit. Nëse kjo do të ishte e vërtetë dhe diçka e dashur për Zotin, unë do ta zbatoja me korrektësi, sepse unë jam i pari zbatues i asaj që Zoti e dëshiron dhe e do. Por çështja nuk është kështu, prandaj unë jam i pari që e mohoj një paturpësi të tillë!” Kjo teori e stisur nga injorantët është diçka e papranueshme për profetët e Zotit. Ata janë njerëzit më të përkushtuar në bindjen dhe adhurimin e Zotit, si dhe në zbatimin e urdhrave dhe veprave të dashura për Të. Po ashtu, ata janë njerëzit më të kujdesshëm për t’u larguar nga çdo gjë e keqe dhe për të qortuar njerëzit nga ato. Nëse Mëshiruesi vërtet do të kishte bir, Muhamedi (a.s.) do të ishte i pari adhurues i tij dhe nuk do të ishin idhujtarët ata që do të mund t’ia kalonin atij në këtë çështje. Por duke qenë se Profeti nuk e bëri këtë gjë, pra, nuk e pranoi se Zoti ka fëmijë, atëherë kjo është diçka jo e vërtetë. Ka mundësi që ajeti të kuptohet edhe në një mënyrë tjetër: “Nëse Mëshiruesi do të kishte fëmijë, atëherë unë do të isha përsëri i pari që do të adhuroja Mëshiruesin. Mënyra kryesore e shprehjes së adhurimit për Allahun është që të pohoj për Të gjithçka që Ai ka pohuar për Veten e Vet dhe të mohoj çdo gjë që Ai e ka mohuar për Veten e Vet, kur flitet për cilësitë, emrat dhe atributet e Tij.” Në këtë rast, pranimi i fëmijës për Zotin do të ishte një prej adhurimeve të shprehura thjesht me fjalë dhe me zemër. Përfundimisht, pretendimet e idhujtarëve janë të gabuara dhe të papranueshme, qoftë nga ana logjike, qoftë nga ana e fakteve hyjnore.