Ash-Shura
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
وَمَا تَفَرَّقُوٓا۟ إِلَّا مِنۢ بَعْدِ مَا جَآءَهُمُ ٱلْعِلْمُ بَغْيًۢا بَيْنَهُمْ ۚ وَلَوْلَا كَلِمَةٌ سَبَقَتْ مِن رَّبِّكَ إِلَىٰٓ أَجَلٍ مُّسَمًّى لَّقُضِىَ بَيْنَهُمْ ۚ وَإِنَّ ٱلَّذِينَ أُورِثُوا۟ ٱلْكِتَـٰبَ مِنۢ بَعْدِهِمْ لَفِى شَكٍّ مِّنْهُ مُرِيبٍ 14
Ata u përçanë mes njëri-tjetrit vetëm pasi u erdhi e Vërteta, për shkak të zilisë mes tyre. -Pasi i urdhëroi muslimanët që të unifikojnë radhët e tyre dhe të mos përçahen në fe, Allahu i Lartësuar i porosit ata që të mos vetëkënaqen e të mjaftohen thjesht me faktin që Allahu i Lartësuar u shpalli atyre një libër që shtjellon gjithçka dhe që është garanci për ruajtjen nga humbja. Arsyeja është se edhe ndjekësit e librave të mëparshëm hyjnorë fillimisht e kishin librin e Zotit të plotë në duart e tyre, i cili u jepte porosi dhe u siguronte bashkimin, nëse do të besohej dhe zbatohej ashtu si duhej. Por ata, përkundrazi, u përçanë mes njëri-tjetrit, për shkak të zilisë dhe urrejtjes që mbanin në zemrat e tyre. Ata ushqyen urrejtjen dhe smirën kundër njëri-tjetrit, prandaj mes tyre lindi armiqësia dhe kundërshtimi rreth të vërtetës. Kështu ata i përçanë radhët e tyre. Prandaj, jini të kujdesshëm, o muslimanë, që të mos gaboni, sikurse gabuan ata!Sikur të mos ishte vendimi i hershëm i Zotit tënd për t'i lënë deri në një afat të caktuar, çështja e tyre do të kishte përfunduar. -Nëse nuk do të ishte vendimi i të Gjithëpushtetshmit për ta lënë në një afat ndëshkimin final, çështja e tyre do të kishte përfunduar. Por Allahu i Lartësuar, me mëshirën dhe urtësinë e Tij, ka vendosur që t’i lërë ata deri në afatin e caktuar.Nuk ka dyshim se ata, që e kanë trashëguar deri tani Librin, kanë dyshime të thella për të. -Edhe dijetarët që e trashëguan Librin hyjnor nga të parët e tyre janë në mospajtime dhe paqartësi të shumta, gjë kjo që sjell edhe përçarjen mes tyre. Nuk ka se si të ndodhë ndryshe. Kjo e ka zanafillën tek të parët e tyre, të cilët u përçanë për shkak të urrejtjes dhe smirës që kishin në zemra. Në disa ajete të tjera, i Madhëruari tregon: “Për shkak se ata e thyen zotimin e dhënë, Ne i mallkuam ata dhe zemrat e tyre i bëmë të ashpra. Ata i ndryshuan fjalët (në Libër) nga domethënia e tyre dhe e braktisën një pjesë të madhe të asaj (shpalljes) me të cilën u këshilluan. Ti vazhdimisht do të vëresh tradhtinë e një pjese të tyre, përveç një pakice nga ata. Fali ata dhe, me butësi, tolero! Allahu i do ata që bëjnë mirë. Ne morëm zotimin edhe nga ata që thanë “Ne jemi nesara(pasues të Isait)”. Por edhe ata e harruan një pjesë të asaj (shpalljes) me të cilën u urdhëruan. Prandaj, Ne kemi hedhur ndërmjet tyre armiqësinë dhe urrejtjen midis njëri-tjetrit, deri në Ditën e Kijametit. Allahu do t’ua shpalosë se çfarë kanë bërë.” [Maide 13, 14]. Kështu, dyshimi dhe pasiguria në rrugën që ndjekin është cilësi që ata e trashëgojnë, dhe kjo, pa dyshim, do të bëjë që zemrat e tyre të jenë gjithmonë të përçara keqas.