U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · Fussilat
Suuradda 41

Fussilat

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 36

وَإِمَّا يَنزَغَنَّكَ مِنَ ٱلشَّيْطَـٰنِ نَزْغٌ فَٱسْتَعِذْ بِٱللَّهِ ۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْعَلِيمُ 36

Pasi na mësoi se si t’i kundërvihemi dhe të shpëtojmë nga armiqësia e njerëzve, pra, duke ua kthyer të keqen me të mirë, Allahu i Lartësuar vijon të na mësojë si të mbrohemi nga armiqësia e xhindëve. Prej tyre mund të mbrohesh dhe të ruhesh veçse duke ia kërkuar këtë ndihmë Allahut të Madhëruar. Thotë i Lartësuari:E, nëse ndonjëherë ty të bëhet ndonjë ngacmim prej Shejtanit, kërkoi mbrojtje Allahut, ... -Nëse në ndonjë moment ndien ndonjë ngacmim prej Shejtanit të mallkuar, i cili ta zbukuron të keqen dhe të josh për ta vepruar atë, ose ta shëmton të mirën dhe të dembelos a të pengon që ta kryesh atë, ose të mbush me lloj-lloj vesvesesh të ndryshme të tij, atëherë menjëherë kërko mbrojtje tek i Gjithëmëshirshmi i Gjithëpushtetshmi, duke thënë: “Eudhu bil-lahi minesh-shejtanir-raxhim!”. Lutju Allahut me përgjërim e përulje të plotë, si një rob i pafuqishëm, që të të ruajë prej sherrit të Shejtanit. Gjithashtu, dije mirë se po i lutesh Atij që dëgjon gjithçka dhe di gjithçka:... sepse Ai është Gjithëdëgjuesi e i Gjithëdituri. -Ai e dëgjon lutjen dhe përgjërimin tënd. Allahu e di shumë mirë pafuqinë dhe nevojën tënde të domosdoshme për ndihmën e Tij. Në këto ajete, Allahu i Lartësuar përmend disa nga shenjat e Tij madhështore, të cilat tregojnë qartë për pushtetin e Tij të plotë mbi gjithçka, për sundimin dhe mbretërinë e Tij gjithëpërfshirëse dhe të gjerë, për mëshirën e Tij të pafundme, që ka përfshirë gjithçka. Në gjithësi ndodh ajo që Zoti dëshiron, me dijen, urtësinë, drejtësinë dhe mëshirën e Tij. Këto shenja tregojnë se Ai është i vetmi i Adhuruar me meritë. Askush tjetër nuk meriton adhurimin veç Tij. Kështu, i Lartësuari thotë: