Al-Ghaafir
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
ذَٰلِكُم بِمَا كُنتُمْ تَفْرَحُونَ فِى ٱلْأَرْضِ بِغَيْرِ ٱلْحَقِّ وَبِمَا كُنتُمْ تَمْرَحُونَ 75
Këtë e keni për shkak se gëzoheshit në tokë me padrejtësitë tuaja dhe mburreshit me to. -Kuptimi: Ky ndëshkim i llojllojshëm që po vuani ju jepet për shkak se ju gëzoheshit dhe krekoseshit pa të drejtë me të kotën ku ishit zhytur, si dhe me diturinë që zotëronit, e cila ishte në kundërshtim me diturinë që sollën profetët. Ju lëvdoheshit e krekoseshit mes robërve të Allahut, duke i kaluar kufijtë e Allahut, duke cenuar të drejtat e tyre me armiqësinë dhe padrejtësit tuaja, si dhe duke mos iu bindur Allahut të Madhërishëm. Në fund të kësaj sureje, i Madhëruari thotë: “Kur u erdhën të dërguarit me Shenja të qarta, ata u mburën me diturinë e vet, por atëherë i goditi ai (dënimi i Zotit) me të cilin talleshin.” [Gafir 83]. Po kështu ndodhi edhe me Karunin: “Karuni ishte nga populli i Musait, por ai i kaloi kufijtë (në padrejtësi) kundër tyre. Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri, saqë çelësat e tij mezi i bartnin edhe njerëzit më të fuqishëm. Populli i vet i tha atij: “Mos u gëzo tej mase, sepse Allahu nuk i ata që e teprojnë në gëzim!” [Kasas 76]. Kjo lloj kënaqësie, pra, meriton ndëshkim nga Allahu. Ndryshe ndodh me gëzimin e lëvdueshëm dhe të shpërblyeshëm, për të cilin Allahu i Madhëruar na urdhëron që ta kemi dhe ta kultivojmë në vetet tona, duke menduar dhe e kërkuar shpesh atë: “O njerëz! Ja ku ju erdhi Këshilla nga Zoti juaj dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorin tuaj. Ai është Udhëzim dhe Mëshirë për besimtarët. Thuaj: “Vetëm për Mirësinë e Allahut (imanin) dhe Mëshirën e Tij (Kur'anin) gëzohuni!” Kjo është shumë herë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë”. [Junus 57, 58]. Ky është gëzimi i lëvdueshëm: të gëzohesh me diturinë e dobishme e të vërtetë, si edhe me veprat e mira, që bëhen sipas saj dhe me sinqeritet për Allahun.