An-Nisaa
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
وَإِنَّ مِنكُمْ لَمَن لَّيُبَطِّئَنَّ فَإِنْ أَصَـٰبَتْكُم مُّصِيبَةٌ قَالَ قَدْ أَنْعَمَ ٱللَّهُ عَلَىَّ إِذْ لَمْ أَكُن مَّعَهُمْ شَهِيدًا 72
Ka, sigurisht, prej jush që do të bishtnonin. -Kuptimi: Janë disa prej jush, o besimtarë, të cilët tregohen të dobët, frikacakë dhe i bëjnë bisht xhihadit në rrugën e Zotit. Pra, sipas nesh, këtu bëhet fjalë për besimtarët me besim të dobët. Disa janë të mendimit se këtu flitet për ata që i nxisin të tjerët të mos luftojnë, domethënë për munafikët. Por shpjegimi i parë është më i saktë, për dy arsye: Së pari, Allahu i Lartësuar thotë: “ka disa prej jush...”, pra, Ai u drejtohet besimtarëve. Së dyti, Allahu i Lartësuar thotë: “...a thua se mes jush dhe atyre nuk ekziston ndonjë lloj dashurie.” Dhe dihet se Allahu i Lartësuar e ka larguar nga besimtarët dashurinë për qafirët dhe munafikët afërsinë me ta. Kësisoj, në këtë ajet nuk flitet për jobesimtarët dhe hipokritët. Pastaj, këtë fakt e vërteton edhe realiteti, sepse besimtarët ndahen në dy kategori:1. Besimtarë të fortë, me besim të sinqertë dhe të plotë, që i bën ata të punojnë e luftojnë në rrugën e Zotit.2. Besimtarë të dobët, që e kanë pranuar Islamin, por që kanë në zemër besim të vagët dhe të pamjaftueshëm për të luftuar në rrugën e Zotit. Ja si thotë i Lartësuari në një ajet: "Beduinët thanë: “Ne kemi besuar.” Thuaju: “Ju ende nuk keni besuar, prandaj thoni ‘Hymë në Islam’, sepse besimi nuk ka hyrë ende në zemrat tuaja.”. [El huxhurat 14].Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon arsyen e këtyre njerëzve me besim të dobët, duke na qartësuar se qëllimi i tyre i vërtetë është dynjaja dhe pasuritë e saj:E nëse ju godet ndonjë fatkeqësi, ata thonë: “Allahu më favorizoi që nuk isha bashkë me ta.” -Pra, nëse besimtarët humbasin, lëndohen apo vriten në luftë, gjëra që ndodhin vetëm me lejen dhe urtësinë e Zotit, ata thonë: “Zoti na privilegjoi, që nuk ishim atje në luftë bashkë me ta.” Për shkak të imanit të tyre të dobët, ata mendojnë se mosmarrja pjesë e tyre në xhihad, – në të cilin mund të pësohet edhe disfatë, – është një mirësi nga Zoti. Ata nuk arrijnë ta kuptojnë se mirësia e vërtetë është pikërisht suksesi që të jep Zoti të marrësh pjesë në xhihad, në këtë adhurim kaq të madh, në të cilin kalitet imani i sinqertë dhe për shkak të të cilit njeriu sigurohet dhe shpëton njëherë e mirë nga ndëshkimi, dëshpërimi dhe humbja. Atij që i jepet shansi të marrë pjesë në një adhurim të tillë, me të vërtetë i është hapur një rrugë drejt shpërblimit të madh dhe kënaqësisë së Allahut të Lartësuar, Bujarit, Dhuruesit të çdo mirësie. Mosmarrja pjesë në xhihad, edhe pse mund t’i ofrojë njeriut një rehati të përkohshme, pas saj atë e pret një lodhje e gjatë, dhimbje të shumta e vuajtje të rënda dhe, veç këtyre, ai është i privuar nga ato mirësi që i janë premtuar vetëm luftëtarëve në rrugën e Zotit. Pastaj i Lartësuari thotë: