An-Nisaa
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
وَلَيْسَتِ ٱلتَّوْبَةُ لِلَّذِينَ يَعْمَلُونَ ٱلسَّيِّـَٔاتِ حَتَّىٰٓ إِذَا حَضَرَ أَحَدَهُمُ ٱلْمَوْتُ قَالَ إِنِّى تُبْتُ ٱلْـَٔـٰنَ وَلَا ٱلَّذِينَ يَمُوتُونَ وَهُمْ كُفَّارٌ ۚ أُو۟لَـٰٓئِكَ أَعْتَدْنَا لَهُمْ عَذَابًا أَلِيمًا 18
Nuk është i pranueshëm pendimi i atyre që vazhdimisht bëjnë vepra të këqija dhe vetëm atëherë kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, thotë “Unë tani me të vërtetë u pendova.”, as pendimi i atyre që vdesin si jobesimtarë. Për ta kemi përgatitur dënimin më të ashpër. -Kjo sepse pendimi në të tilla raste është i detyruar. Pendim i vlefshëm është ai që bëhet me zgjedhje të lirë nga personi. Thënia e Allahut: “...dhe pendohen menjëherë” mund të ketë edhe kuptimin: menjëherë pas kryerjes së gjynaheve. Pra, në këtë rast kuptimi i ajetit është: atyre që, menjëherë pas gjynahut, pendohen dhe përpiqen që kurrë të mos i kthehet atij gabimi, atyre Zoti ua pranon pendimin. Ndërsa ata që vazhdojnë në gjynahet e tyre dhe nuk kthejnë rrugë, nuk shqetësohen dhe nuk përpiqen të largohen prej gjynaheve, ata nuk janë penduar shpejt. Ata që i kanë bërë gjynahet cilësi të pandashme të tyre është vështirë që të pendohen plotësisht. Kryesisht këtyre njerëzve nuk u jepet sukses që të pendohen dhe nuk u lehtësohen rrugët e pendimit. Të tillë janë ata që e kryejnë të keqen me dije të plotë, me vetëdije dhe siguri për dëmin që ajo sjell dhe duke shpërfillur vështrimin e Allahut mbi ta. Këta ia kanë mbyllur vetes dyert e mëshirës së Allahut. Megjithatë, nuk është e pamundur që edhe një njeriu i cili vazhdon me gjynahe me vetëdije të plotë për dëmin që ato sjellin, t’i jepet mundësia që të pendohet plotësisht dhe sinqerisht, duke iu fshirë të gjitha gjynahet e kaluara. Por, sidoqoftë, mëshira dhe bamirësia e Zotit është më pranë atyre të parëve. Allahu i Lartësuar e mbyll ajetin me fjalët:Allahu është i Gjithëditur e i Urtë. -Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur për atë që pendohet sinqerisht dhe për atë që është gënjeshtar. Secilin nga këta, Allahu do ta shpërblejë sipas asaj që meriton, me urtësinë e Tij absolute. Po me urtësinë e Tij, Ai i jep sukses që të pendohet atij që e meriton këtë mirësi, ndërsa me drejtësinë e Tij, Ai e privon nga pendimi atë që në të vërtetë nuk e do pendimin. Allahu është më i ditur për gjithçka.