Az-Zumar
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
وَأَشْرَقَتِ ٱلْأَرْضُ بِنُورِ رَبِّهَا وَوُضِعَ ٱلْكِتَـٰبُ وَجِا۟ىٓءَ بِٱلنَّبِيِّـۧنَ وَٱلشُّهَدَآءِ وَقُضِىَ بَيْنَهُم بِٱلْحَقِّ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ 69
Toka do të ndriçohet me dritën e Zotit të saj -Nga kjo kuptohet se të gjitha llojet e ndriçimit në tokë do të zhduken Ditën e Gjykimit. Kështu do të ndodhë, sepse Allahu na ka treguar se Dielli do të mbështillet e shuhet, Hëna do të humbasë dritën e saj, ndërsa yjet do të rrëzohen e shuhen. Ditën e Ringjalljes, Toka do të ndriçohet nga drita e Zotit të saj, kur Ai të shfaqet dhe të zbresë për të gjykuar me drejtësinë e Tij. Atë ditë, Allahu do t'i ngjallë njerëzit nga varret dhe do t'i bëjë që të shohin këtë dritë dhe të mos digjen. Madje, besimtarëve do t'u mundësohet të shohin Zotin e tyre. Kjo ndodh, sepse Allahu ua mundëson. Sikurse na njofton Profeti (a.s), drita e Allahut është madhështore, aq sa nëse Allahu do ta zbulonte atë në këtë dynja, atëherë drita e fytyrës së Tij do të digjte gjithçka.dhe Libri(i veprave) do të hapet. -Ky është libri i veprave, që do të vendoset dhe shpërndahet për të lexuar veprat e mira dhe ato të këqija, siç ka thënë i Lartësuari: “Kur libri (i punëve)t’u vihet përpara, ti do t’i shohësh gjynahqarët të frikësuar nga shënimet në të, që do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër, që nuk ka lënë asnjë vepër, të madhe apo të vogël, pa e shënuar?” Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt." [Kehf 49]. Nga drejtësia e madhe, çdo njeriu do t'i thuhet atë ditë: “Lexoje librin tënd! Sot mjafton të jesh vetë gjykues i vetvetes”. [Isra 14]. Atë ditë do të sillen edhe profetët për t'u pyetur: a e kumtuan Shpalljen e Zotit?Atëherë do të sillen për të dëshmuar profetët e dëshmitarët. -Profetët do të pyeten edhe për popujt e tyre, se si ju përgjigjën ftesës së Allahut. Përveç profetëve, do të pyeten edhe dëshmitarë të tjerë, si melekët, gjymtyrët e njeriut, toka ku njeriu ka vepruar të mirat dhe të këqijat e tij, etj.Mes robërve do të gjykohet me të vërtetën dhe atyre nuk do t'u bëhet asnjë padrejtësi. -Atë ditë do të gjykohet me drejtësi dhe barazi absolute, sepse është gjykimi i Atij që nuk bën asnjë padrejtësi dhe Ai është i gjithëpërfshirës me diturinë e Tij. Ai e ka shkruar çdo punë të robërve në librin ku është shkruar gjithçka, pra, në Leuhi Mahfudh. Veprat e robërve janë të shkruara edhe në shkrimet dhe regjistrat e melekëve të nderuar e besnikë, që kurrë nuk e thyejnë urdhërin e Allahut. Për këto vepra dëshmojnë edhe dëshmitarët më të drejtë, e mbi të gjitha, Ai që gjykon është Allahu i Lartësuar, i Cili i di hollësisht masën dhe gradën e punëve të kryera nga robërit dhe meritën e shpërblimit ose ndëshkimit për çdo punë dhe punues.