Saad
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
أَءُنزِلَ عَلَيْهِ ٱلذِّكْرُ مِنۢ بَيْنِنَا ۚ بَلْ هُمْ فِى شَكٍّ مِّن ذِكْرِى ۖ بَل لَّمَّا يَذُوقُوا۟ عَذَابِ 8
Vallë, ky është ai që u zgjodh nga mesi ynë, për t'iu dërguar Mesazhi? -Çfarë ka ai më shumë se ne, që Allahu ta dallojë m0i ne dhe t'i sjellë Shpallje, siç pretendon? Edhe ky ishte një argument i pasaktë. Ai nuk përmban asnjë arsye të logjikshme që mund të hedhë poshtë ftesën e Profetit (a.s.) për njësimin e Allahut. Të gjithë profetët kanë qenë njerëz, si gjithë njerëzit e tjerë, domethënë që kjo cilësi nuk ishte vetëm e Muhamedit (a.s.). Është Allahu Ai që e dallon kë të dëshirojë duke e bërë profet e duke i shpallur libër të ndritur, që ai të ftojë njerëzit në monoteizëm. Duke qenë se të gjitha arsyet që ata sollën për të refuzuar të vërtetën nuk mund të shërbejnë kurrsesi si argument ku mund të mbështetesh, Allahu i Madhëruar na tregon se ku e kanë burimin ato. Ai thotë:Ata janë në dyshim për Mesazhin Tim. -Ata nuk kanë asnjë dituri dhe argument të qartë ku të mbështeten. Ata kanë vetëm dyshime dhe kënaqen me këtë gjendje. Kur u erdhi e vërteta e qartë, ata ishin të vendosur që nuk do ta pranonin, për të qëndruar në atë gjendje dyshimi. Për këtë arsye, ata bëjnë arsyetime boshe e kontradiktore, pa patur asnjë argument. Dhe dihet mirë për të tillë njerëz, që flasin të shtyrë nga inati, pasiguria dhe dyshimet e pabaza, se atyre nuk u pranohet fjala, madje fjalët e tyre nuk ndikojnë aspak në të vërtetën. Ata thjesht ngarkojnë veten e tyre me gjynahe dhe e bëjnë të meritueshëm dënimin e Zotit. Për këtë arsye, i Madhëruari i kërcënon ata, duke thënë:Nuk e kanë shijuar ende dënimin Tim. -Ata i thonë ato fjalë dhe marrin guximin të trillojnë kundër të vërtetës, sepse ende janë në dynja dhe akoma nuk i ka kapur dënimi i Zotit. Po nëse do të shihnin këtë ndëshkim, nuk do të merrnin guximin për të tilla shpifje e trillime: