Ar-Room
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
فَأَقِمْ وَجْهَكَ لِلدِّينِ حَنِيفًا ۚ فِطْرَتَ ٱللَّهِ ٱلَّتِى فَطَرَ ٱلنَّاسَ عَلَيْهَا ۚ لَا تَبْدِيلَ لِخَلْقِ ٱللَّهِ ۚ ذَٰلِكَ ٱلدِّينُ ٱلْقَيِّمُ وَلَـٰكِنَّ أَكْثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ 30
Allahu i Lartësuar na urdhëron për të patur sinqeritet me Të në çdo gjendje dhe për t’u përkushtuar në zbatimin e fesë dhe urdhëresave të saj. Ai thotë:Përkushtohu me gjithë qënien tënde në fenë e drejtë monoteiste, -natyrën e pastër fillestare, në të cilën Allahu i krijoi njerëzit. - Përkushtohu dhe drejtohu tërësisht në fenë e Tij, pra, në islam, iman dhe ihsan. Përkushtohu, o njeri, me gjithë zemrën, trupin dhe synimet e tua, për të përmbushur me përpikmëri urdhëresat e kësaj feje, qoftë ato të dukshmet e të shfaqurat, qoftë ato të fshehurat e të padukshmet. Ndër adhurimet e shfaqura janë namazi, zekati, agjërimi, haxhi etj. Nga adhurimet e fshehta e të padukshme janë dashuria për Zotin dhe fenë e Tij, frika prej Tij, shpresa për mëshirën e shpërblimin e Tij, kthimi, pendimi e nënshtrimi ndaj Tij. Grada më e lartë në të gjitha këto lloj adhurimesh është grada e ihsanit, që do të thotë ta adhurosh Zotin ashtu siç do të bëje po ta shihje haptazi, sepse edhe nëse nuk mund të shohësh haptazi në këtë dynja, Ai të sheh ty. Kjo kërkohet: të gjitha adhurimet t’i bësh me këtë përkushtim. Po të vëresh me kujdes, Allahu i Lartësuar kaurdhëruar që “të kthejmë fytyrën”, sepse kjo shprehje përmban edhe kthimin e zemrës dhe trupit. Ndërsa “hanifen” domethënë: duke u drejtuar me gjithë zemër drejt Allahut dhe duke iu larguar çdo gjëje tjetër veç Tij. Pastaj i Lartësuari tregon se ky urdhër që po na jep është në përputhje të plotë me natyrën e pastër që Ai na ka krijuar. Ai thotë: "... në fenë e drejtë monoteiste, në natyrën e pastër fillestare, në të cilën Allahu i krijoi njerëzit”. Ai e ka bërë që kjo fe të jetë e pranuar dhe e bukur në mendjet e njerëzve, ndërsa çdo devijim e largim nga ajo të jetë i shëmtuar dhe i papranuar. Allahu i Lartësuar ka bërë që të gjitha dispozitat e ligjet e Tij, si ato që rregullojnë punët e jashtme e të dukshme ashtu edhe ato që rregullojnë punët e brendshme e të fshehura, të jenë mëse të logjikshme, të pranueshme për zemrat e të gjithë njerëzve. Madje, Ai ka bërë që ata të anojnë drejt tyre. Allahu ka bërë që krijesat ta duan të vërtetën dhe të drejtën. Kjo është natyra e pastër, për të cilën Zoti na tregon. Ai që del nga kjo origjinë, e bën këtë për shkak të ndonjë faktori, që e ka trazuar dhe dëmtuar natyrën e tij, siç thotë Profeti (a.s): “Çdo njeri lind në natyrën e pastër islame, pastaj prindërit e tij e kthejnë në jehud, në të krishterë ose në zjarrputist.”Askush nuk mund ta tjetërsojë atë që ka krijuar Allahu. -Askush nuk mund të transformojë krijimin e Allahut dhe të bëjë që krijesat të kenë formë dhe natyrë tjetër fillestare nga ajo që u ka dhënë Zoti.Ajo është feja e drejtë -Kjo që ne po ju urdhërojmë është:"... feja e drejtë", feja dhe rruga e drejtë që të çon drejt Zotit dhe shpërblimit e bujarisë së Tij. Ai që drejtohet me fytyrën, zemrën dhe gjithë qenien e vet drejt Zotit si “hanif”, pra, duke njësuar Zotin dhe duke u larguar nga adhurimi i çdo gjëje tjetër veç Tij, ky njeri përpiqet e lufton që të ndjekë rrugën e drejtë në të gjitha ligjet e porositë e Zotit.... por shumica e njerëzve nuk e dinë. -Nuk e njohin fenë dhe rrugën e vërtetë, por edhe nëse e njohin, nuk e pasojnë atë.