Aal-i-Imraan
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
فَٱسْتَجَابَ لَهُمْ رَبُّهُمْ أَنِّى لَآ أُضِيعُ عَمَلَ عَـٰمِلٍ مِّنكُم مِّن ذَكَرٍ أَوْ أُنثَىٰ ۖ بَعْضُكُم مِّنۢ بَعْضٍ ۖ فَٱلَّذِينَ هَاجَرُوا۟ وَأُخْرِجُوا۟ مِن دِيَـٰرِهِمْ وَأُوذُوا۟ فِى سَبِيلِى وَقَـٰتَلُوا۟ وَقُتِلُوا۟ لَأُكَفِّرَنَّ عَنْهُمْ سَيِّـَٔاتِهِمْ وَلَأُدْخِلَنَّهُمْ جَنَّـٰتٍ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَـٰرُ ثَوَابًا مِّنْ عِندِ ٱللَّهِ ۗ وَٱللَّهُ عِندَهُۥ حُسْنُ ٱلثَّوَابِ 195
Zoti i tyre iu përgjigj lutjes së tyre(e tha): "Unë nuk ia humb mundin për punët e mira asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. -Allahu i Lartësuar iu përgjigj dhe i pranoi lutjet dhe adhurimet e tyre. Ai i pranoi të dyja llojet e duave që ata i drejtuan: duanë e adhurimit dhe duanë e kërkesave. Allahu i Lartësuar premtoi se nuk do të humbasë çdo vepër të kryer nga adhuruesit dhe adhurueset e Tij. Çdokush do ta marrë të plotë e të pacunguar shpërblimin e punëve të veta.Ju jeni njëlloj(në shpërblim). –Kuptimi: Të gjithë jeni të barabartë përballë shpërblimit dhe ndëshkimit që meritoni. Të gjithë do të llogariten dhe shpërblehen me drejtësi.Atyre që u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe emigruan, që u munduan vetëm pse ishin në Rrugën Time, që luftuan dhe u vranë... -Këtu flitet për ata të cilët i bashkoi feja dhe emigrimi për hir të Zotit dhe që, për hir të kësaj feje, ata braktisën çdo gjë të dashur të tyre: atdheun, pasurinë dhe gjithçka që zotëronin. Ata lanë gjithçka, vetëm për hir të besimit dhe kënaqësisë së Allahut, të Adhuruarit të tyre të vetëm. Ata duruan gjithçka për hir të besimit dhe për hir të tij luftuan me gjithçka që zotëronin, madje edhe me jetën e tyre. Për këtë arsye, ata meritonin një shpërblim të madh nga i Urti, i Mëshirshmi, Bamirësi e Bujari, që thotë:atyre patjetër do t’ua mbuloj gjynahet dhe do t’i fus në Xhenete, nëpër të cilët rrejdhin lumenj. Ky është një shpërblim prej Allahut." -Është qartësisht i kuptueshëm dhe i gëzueshëm ky premtim i mrekullueshëm. Allahu i Lartësuar është Ai që jep shpërblim të madh edhe për vepra të vogla. Shpërblimi i Tij është shumë i madh dhe Ai na nxit që ta kërkojmë atë me këmbëngulje, kur thotë:Tek Allahu është shpërblimi më i mirë. –Pra, vetëm tek Allahu mund të shpresohet shpërblimi më i mirë. Atje ka mirësi e mrekulli që as syri nuk i ka parë, as veshi nuk i ka dëgjuar dhe as zemra nuk i ka imagjinuar. E pra, kjo është një ftesë për këdo që e kërkon dhe e synon këtë mirësi. Çdokush që e do këtë nderim, le ta ndihmojë veten me vepra e fjalë të mira në bindje ndaj Allahut të Lartësuar dhe duke u afruar drejt Tij me çdo rrugë të ligjëruar nga Ai vetë, nëpërmjet Profetit të Tij.