Aal-i-Imraan
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
وَلَا تَحْسَبَنَّ ٱلَّذِينَ قُتِلُوا۟ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ أَمْوَٰتًۢا ۚ بَلْ أَحْيَآءٌ عِندَ رَبِّهِمْ يُرْزَقُونَ 169
Këto ajete të mrekullueshme janë një përgëzim i madh, që flasin për gradën e lartë të dëshmorëve në rrugën e Zotit. Ato tregojnë nderimin e madh dhe mirësitë që janë përgatitur për ta. Këto ajete janë, gjithashtu, edhe një ngushëllim për të gjallët, që të mos trishtohen për ata që kanë dhënë jetën për hir të fesë së Allahut. Ato shërbejnë edhe si nxitëse të dëshirës për të bërë luftë dhe për të rënë dëshmor në rrugën e Allahut.Kurrë mos thoni për ata që bien dëshmorë në rrugën e Allahut: “Janë të vdekur”! -Kuptimi: Ata që kanë rënë në luftë kundër armiqve të Zotit dhe duke synuar lartësimin e fjalës së Zotit, mos i konsideroni asnjëherë si të vdekur. Pra, kurrë, mos ju shkojë ndër mend se dëshmorët në rrugën e Zotit u asgjësuan dhe humbën çdo mirësi. Mos mendoni se duke u larguar nga kjo dynja dhe duke lënë kënaqësitë e kësaj jete, për hir të së cilës frikacakët i shmangen luftës, atyre do t'u mungojnë përgjithmonë kënaqësitë. Përkundrazi, ata tashmë janë duke shijuar mrekulli të vërteta, jo më kënaqësi të dynjasë, por të Xhenetit. Thotë i Lartësuari:Jo. Ata janë të gjallë te Zoti i tyre, duke u kënaqur. -Pra, me rënien e tyre si dëshmorë në rrugën e Zotit, ata kanë fituar mirësinë më të madhe, për të cilën garojnë të sinqertët. Ata janë të gjallë te Zoti i tyre, në Xhenetin e mirësive. Shprehja: “te Zoti i tyre” tregon gradën e lartë dhe afrimitetin te Krijuesi i tyre. Ata furnizohen me shumëllojshmëri të mirash, vlerën e të cilave mund ta shpjegojë veçse Ai që ua dhuron. Përveç këtyre: