U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · Aal-i-Imraan
Suuradda 3

Aal-i-Imraan

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 117

مَثَلُ مَا يُنفِقُونَ فِى هَـٰذِهِ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا كَمَثَلِ رِيحٍ فِيهَا صِرٌّ أَصَابَتْ حَرْثَ قَوْمٍ ظَلَمُوٓا۟ أَنفُسَهُمْ فَأَهْلَكَتْهُ ۚ وَمَا ظَلَمَهُمُ ٱللَّهُ وَلَـٰكِنْ أَنفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ 117

Gjithçka që ata(jobesimtarët)shpenzojnë në këtë jetë(kundër të vërtetës), është si një furtunë e acartë, e cila godet e shkatërron të mbjellat e një populli që e ka dëmtuar vetveten me padrejtësitë e tij. -Këtu tregohet se si është shembulli i pasurisë që qafirët e shpenzojnë për të penguar njerëzit nga rruga e Zotit dhe nëpërmjet të cilës kërkojnë të shuajnë dritën e Tij. Allahu i Lartësuar na tregon se përpjekjet e tyre do të shkojnë kot, pa ia arritur qëllimit, ashtu sikurse ndodh me dikë që mbjell një arë dhe shpreson shumë të arrijë prodhime të larta, por në momentin që ai pret frytet aq shumë të ëndërruara, vjen një stuhi me erë të fortë dhe të acartë. Kjo “furtunë” u shkakton të padrejtëve veçse lodhje të kotë dhe dëshpërim të madh. E tillë është, pra, edhe gjendja e mohuesve të Zotit. Në një ajet tjetër, Allahu i Lartësuar thotë: “Ata që nuk besojnë, e shpenzojnë pasurinë e tyre për t'i penguar njerëzit nga rruga e Allahut. Dhe kështu do të vijojnë ata ta shpenzojnë atë; por në fund ata do të kenë vetëm dëshpërim; dhe pastaj ata do të mposhten. Të gjithë mohuesit do të grumbullohen në Xhehenem.” [Enfalë 36]. Ose: “Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojën e tyre. Por Allahu veçse do ta përkryejë dritën e Tij edhe pse jobesimtarët e urrejnë (këtë). Është Ai që e dërgoi të Dërguarin e Tij me udhëzim (të qartë) e fe të vërtetë, për ta lartësuar atë mbi të gjitha fetë, edhe pse (këtë)e urrejnë idhujtarët.” [Teube 32, 33].Allahu nuk u bën padrejtësi atyre, por janë ata që i bëjnë padrejtësi vetes së vet. -Kur ata mohojnë dhe nuk pranojnë t’u binden librave të Zotit, kur refuzojnë të binden dhe të pasojnë profetët e Tij, kur punojnë dhe përpiqen për të shuar dritën e Allahut, ata dëshmojnë se janë mosmirënjohës dhe dëmtues të vetvetes. Me këtë sjellje, ata i shkatërrojnë dhe asgjësojnë të gjitha veprat e tyre. Pastaj thotë i Lartësuari: