Al-Ankaboot
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
فَإِذَا رَكِبُوا۟ فِى ٱلْفُلْكِ دَعَوُا۟ ٱللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَ فَلَمَّا نَجَّىٰهُمْ إِلَى ٱلْبَرِّ إِذَا هُمْ يُشْرِكُونَ 65
Kur ata hipin në anije, i luten sinqerisht Allahut. Por kur Ai i nxjerr ata në tokë (shëndoshë e mirë), ata përsëri i bëjnë shok Atij! -Allahu i Lartësuar u kujton idhujtarëve këtë gjendje, nëpër të cilën ata kalojnë dhe me të cilën shpesh përballen. Kur janë në vështirësi të madhe, kur janë mes dallgëve në oqeanin e frikshëm dhe frikësohen seriozisht nga vdekja, ata i harrojnë të gjithë idhujt, të cilëve u luten gjithmonë dhe fillojnë t’i luten vetëm Allahut, që t’i shpëtojë. Por kur Ai ua largon këtë rrezik dhe i shpëton, ata vijojnë përsëri t’i shoqërojnë idhujt, ata idhuj që nuk i shpëtuan nga vështirësia dhe as nuk u dhanë shpresë. Allahu i Madhëruar ua kujton këtyre të mjerëve që të mendojnë pak në këtë fakt dhe që të vendosin që të jenë të sinqertë me Allahun dhe ta lusin dhe adhurojnë Atë si një dhe të vetëm, qoftë në kohë vështirësie, qoftë edhe në kohë mirësie e qetësie. Kështu ata do të jenë besimtarë të mirë, që meritojnë shpërblimin e Tij dhe do të jenë të ruajtur e të shpëtuar nga dënimi i Tij.