U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · Al-Ankaboot
Suuradda 29

Al-Ankaboot

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 53

وَيَسْتَعْجِلُونَكَ بِٱلْعَذَابِ ۚ وَلَوْلَآ أَجَلٌ مُّسَمًّى لَّجَآءَهُمُ ٱلْعَذَابُ وَلَيَأْتِيَنَّهُم بَغْتَةً وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ 53

Ata kërkojnë prej teje përshpejtimin e dënimit(për ta). -Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na tregon rreth injorancës së atyre që mohojnë Profetin dhe refuzojnë të besojnë Shpalljen që ai solli prej Zotit. Ata të mjerë thanë: “Na i përshpejto dënimin!” Duke treguar se nuk e besojnë diçka të tillë, ata thanë: “Kur do të realizohet ky premtim, nëse thoni të vërtetën?” [Junus 48]. Por Allahu i Madhëruar u thotë:Sikur të mos ishte afati i caktuar(nga Allahu), dënimi do t’u vinte menjëherë. - Allahu i Lartësuar ka vendosur një afat për dënimin e tyre dhe ai afat akoma nuk ka ardhur. Po të mos ishte ky afat i vendosur nga Zoti: "dënimi do t’u vinte menjëherë", për shkak të mohimit të së vërtetës dhe kësaj sfide të paturpshme që i bëjnë Zotit. Sikur Zoti t’i ndëshkonte, sipas injorancës së tyre, ai do të sillte një ndëshkim të shpejtë dhe të ashpër. Megjithatë, të mos nxitohen duke kërkuar përshpejtimin e ndëshkimit, se ai ka për t’u ardhur, siç thotë Allahu:Por ai sigurisht do t’u vijë, por do t'u vijë befas, atëherë kur ata nuk e presin. -Dhe ndodhi vërtet ashtu siç njoftoi Zoti i Madhëruar, kur ata shkuan me këmbët e veta në luftën e Bedrit, duke u lëvduar para njerëzve dhe të bindur plotësisht se do t’ia arrinin qëllimit. Allahu i Madhëruar i poshtëroi në atë luftë, kur u vranë krerët e tyre dhe u goditën të gjithë armiqtë e Profetit. Nuk mbeti shtëpi nga idhujtarët pa u goditur nga ajo fatkeqësi. Atyre u erdhi dënimi atëherë kur nuk e prisnin.