U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · Al-Qasas
Suuradda 28

Al-Qasas

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 8

فَٱلْتَقَطَهُۥٓ ءَالُ فِرْعَوْنَ لِيَكُونَ لَهُمْ عَدُوًّا وَحَزَنًا ۗ إِنَّ فِرْعَوْنَ وَهَـٰمَـٰنَ وَجُنُودَهُمَا كَانُوا۟ خَـٰطِـِٔينَ 8

Atë(Musain)e nxori nga lumi familja e Faraonit... -Pra, ishte familja e Faraonit që e gjeti këtë fëmijë, kur lumi e solli në portën e tyre. Por Zoti dëshironte diçka:...që në fund ai të bëhej armik e dëshpërim për të. -Pikërisht nga dora e këtij fëmije, që ata gjetën, do të vinte fundi dhe mjerimi i tyre. Ai do të bëhej armiku dhe shkatërrimi i tyre, që ta kuptonin se asnjë forcë njerëzore dhe masë e marrë nga ata nuk mund të thyente kaderin dhe vullnetin e Zotit. Pikërisht ai, nga i cili ruheshin, do të bëhej shkaktari i fundit të tyre. Do të ishin ata vetë që do të kujdeseshin për të, do ta rrisnin dhe edukonin. Po ta mendosh me kujdes, do të shohësh se, me Musain në pallat, bijtë e Izraelit përfituan shumë të mira. Shpeshherë ligësia ndaj izraelitëve zbutej, sepse ai ishte në pallat dhe me pozitë në oborrin mbretëror. Si i tillë, ai mund të mbronte shumë nga të drejtat e popullit të tij, duke mos harruar këtu përkushtimin dhe xhelozinë e madhe të tij për popullin e vet, si edhe natyrën e tij ambicioze dhe këmbëngulëse në arritjen e të mirës. Pas përpjekjeve të tij, gjendja dhe prestigji i bijve të Izraelit kishte ndryshuar në atë shoqëri. Nga një popull i dobët, i shtypur dhe pa asnjë fuqi në shoqëri, tashmë ishte shndërruar në një popull që kërkonte të drejtat e veta dhe konfliktohej me grupet e tjera të popullsisë së Egjiptit, ashtu siç do të sqarohet më pas. Këto janë hapat e parë të fuqizimit në vend. Allahu i Lartësuar e ka bërë si ligj që çështjet të realizohen pak e nga pak e hap pas hapi. Ato nuk realizohen menjëherë.Vërtet, Faraoni, Hamani dhe ushtritë e tyre ishin keqbërës. - Pra, prandaj vendosi që t’i ndëshkojë e t’i dënojë si shpagim për padrejtësitë e tyre e tiraninë në tokë.