Al-Qasas
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
فَلَمَّا جَآءَهُم مُّوسَىٰ بِـَٔايَـٰتِنَا بَيِّنَـٰتٍ قَالُوا۟ مَا هَـٰذَآ إِلَّا سِحْرٌ مُّفْتَرًى وَمَا سَمِعْنَا بِهَـٰذَا فِىٓ ءَابَآئِنَا ٱلْأَوَّلِينَ 36
Kur Musai shkoi tek ata me argumentet Tona të qarta, ata thanë: “Kjo nuk është asgjë tjetër, veçse një magji e trilluar...” - Ato ishin argumente të qarta në atë që tregonin dhe në vërtetësinë e asaj që Musai po u kumtonte. Ato ishin argumente pa asnjë mangësi, por duke bërë padrejtësi dhe me inat e armiqësi ndaj të vërtetës, ata thanë: “Kjo nuk është asgjë tjetër veçse një magji e trilluar dhe kurrë nuk kemi dëgjuar gjë për këtë nga etërit tanë të hershëm.” Këto ishin fjalët e Faraonit në momentet kur u shfaq qartazi e vërteta dhe triumfoi mbi të kotën, duke e shkatërruar fare atë. Ai tiran i poshtër i refuzoi shenjat e Musait, edhe pse ekspertët dhe më të diturit njerëz rreth magjisë e besuan Musain dhe Zotin e tij. Ndërsa ai i mjeri tha: "...Ai (Musai) është prijësi juaj, që ju mësoi magjinë!" [Ta Ha 71]. Kështu u përgjigj ai duke e tepruar me intriga, mashtrim dhe padrejtësi, për të cilat Zoti na ka treguar në Kur'an. Allahu na tregon se ai mohoi Musain dhe shenjat e tij, edhe pse: "Ai (Musai) tha: “Ti e di me siguri të plotë se ato (mrekullitë)nuk i zbriti askush tjetër përveç Zotit të qiejve e të Tokës. Ai i zbriti ato të dukshme, e unë besoj, o Faraon, se ti je i shkatërruar.” [Isra 102]. Por ja që ligësia e kishte pushtuar dhe mbizotëruar atë....dhe kurrë nuk kemi dëgjuar gjë për këtë nga etërit tanë të hershëm.” - Në fakt ata gënjenin, sepse Allahu i Madhëruar kishte dërguar Jusufin përpara Musait, sikurse ka thënë: "Më parë, ju erdhi Jusufi me argumente të qarta, por ju nuk rreshtët së dyshuari për mesazhin që ju solli ai. Më në fund, kur vdiq ai, ju thatë: “Allahu nuk do të dërgojë pas tij asnjë profet.” Kështu, Allahu e lë në humbje këdo që e tepron dhe jeton me dyshime." [Gafir 34].