An-Naml
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
فَتَوَكَّلْ عَلَى ٱللَّهِ ۖ إِنَّكَ عَلَى ٱلْحَقِّ ٱلْمُبِينِ 79
Prandaj, mbështetu tërësisht dhe vetëm tek Allahu... -Mbështetju Zotit tënd në arritjen e çdo të mire dhe në shpëtimin nga çdo e keqe. Atij mbështetju dhe tek Ai gjej forcën për të kumtuar Shpalljen, për të përmbushur dhe plotësuar detyrimet fetare, për të luftuar në rrugën e Zotit dhe për të lartësuar fjalën e Tij. Vetëm te Zoti gjeje forcën për të luftuar dhe qëndruar kundër armiqve të Tij, të fesë së Tij dhe të besimtarëve.... sepse ti je në të vërtetën e sigurt! - Ti je pasues i të vërtetës së qartë dhe të sigurt dhe nuk ka dyshim se ai që është pasues i së vërtetës së sigurt i fton njerëzit në të dhe lufton e përpiqet që ta ndihmojë atë rrugë. Ai njeri është shumë nevojtar për ndihmën dhe mbështetjen e Zotit dhe, nga ana tjetër, është më i përkushtuari në kërkimin e kësaj ndihme, sepse është më i dituri për rëndësinë e saj. Ky njeri e di mirë se po ndihmon një çështje të sigurt dhe të vërtetë, që nuk ka asnjë mëdyshje, prandaj ka nevojë më shumë se çdokush tjetër për ndihmën dhe mbështetjen e Zotit, që ta përmbushë sa më mirë misionin e tij. Ajeti na jep dhe një mesazh tjetër: dije se ajo me të cilën i fton njerëzit është e vërteta e sigurt dhe e qartë, që nuk lë asnjë paqartësi a dyshim, dhe nëse ti e përmbush atë për të cilën je ngarkuar dhe i mbështetesh Zotit në këtë mision, ty nuk të dëmton aspak devijimi i atyre dhe nuk është në dorën tënde udhëzimi e rregullimi i tyre.