U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · An-Naml
Suuradda 27

An-Naml

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 68

لَقَدْ وُعِدْنَا هَـٰذَا نَحْنُ وَءَابَآؤُنَا مِن قَبْلُ إِنْ هَـٰذَآ إِلَّآ أَسَـٰطِيرُ ٱلْأَوَّلِينَ 68

Kjo na është premtuar neve dhe prindërve tanë para nesh. -Ringjallja na është thënë si neve, ashtu edhe etërve tanë të parë të hershëm, por asgjë nuk ka ndodhur. Prandaj ne themi se:Por këto nuk janë gjë tjetër veçse përralla të të parëve. -Janë thjesht histori e legjenda, që tregohen sa për të kaluar kohën dhe për argëtim dhe nuk ka asgjë të vërtetë në to. Vërej me kujdes! Fillimisht, Allahu na tregoi gjendjen e atyre që refuzojnë besimin dhe shpalljet, pastaj rreth faktit se ata nuk e dinë kohën kur do të ndodhë Dita e Gjykimit, pastaj rreth dobësisë së kësaj diturie në zemrat e tyre, pastaj rreth dyshimit që ka zënë vend në ato zemra, pastaj rreth verbërisë së atyre zemrave. Ndërsa në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon se ata e mohojnë kategorikisht se kjo do të ndodhë dhe e konsiderojnë si diçka të largët për t’u besuar e ndodhur. Të gjitha këto na tregojnë gjendjen e tyre të pashpresë dhe bindjet që kanë zemër. Pikërisht për këtë shkak, frika për ahiretin largohet nga ato zemra dhe ata harrohen tërësisht në poshtërsitë ndaj Zotit. Të tillë njerëzve u duket i thjeshtë refuzimi i të vërtetës dhe pranimi i të kotës. Ata i lejojnë vetes çdo lloj poshtërsie e përmbushje të epsheve dhe braktisin çdo adhurim me të cilin Zoti i ka ngarkuar, prandaj humbin dynjanë dhe ahiretin e tyre. Në vijim, Allahu i Lartësuar u kujton atyre që të mendojnë rreth ngjarjeve të profetëve dhe fakteve që shohin në dynja dhe që vërtetojnë fjalët e tyre. Ai thotë: