Al-Furqaan
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا فِى سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ ٱسْتَوَىٰ عَلَى ٱلْعَرْشِ ۚ ٱلرَّحْمَـٰنُ فَسْـَٔلْ بِهِۦ خَبِيرًا 59
Ai krijoi qiejt, tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, e pastaj u ngrit(e qëndroi) mbi Arsh. -Froni i Zotit është çatia e të gjitha krijesave. Ai është më i larti, më i gjeri, më i bukuri dhe nga krijesat më madhështore të Allahut.Ai është i Gjithëmëshirshmi. -I Gjithëmëshirshmi u ngrit e qëndroi mbi Fron. Ai i ka përfshirë të gjitha krijesat me emrin e Tij i Gjithëmëshirshëm. Mëshira e Allahut ka përfshirë gjithçka. Në këtë ajet, Allahu na tregon se u lartësua e qëndroi mbi Arsh, i cili ka përfshirë të gjitha krijesat. Ai na tregoi gjithashtu, se e bëri këtë duke na përmendur emrin që tregon më të gjerën e cilësive të Tij, pra, mëshirën. Kjo tregon se Ai përkujdeset për krijesat e Tij me mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse. Me këtë ajet, Allahu i Madhëruar tregon se Ai krijoi të gjitha krijesat, se Ai di dhe shikon çdo gjë që fshihet ose shfaqet haptazi nga ata, se Ai u lartësua mbi të gjitha krijesat sipër Fronit të Tij dhe se Ai është i ndarë nga krijesat.Atëherë, pyete për Të ndonjë të ditur! -I Madhëruari ka për qëllim këtu Veten e Vet. Ai është më i Dituri rreth madhështisë dhe cilësive të Tij dhe na ka njoftuar rreth tyre me saktësi dhe imtësi në Shpalljen e Tij. Ata që marrin diturinë dhe dritën e Shpalljes, e njohin mirë Atë dhe nënshtrohen me përunjësi para madhështisë së Tij. Ndërsa mohuesit, që nuk e njohin përmes Shpalljes, e mohojnë dhe refuzojnë që ta adhurojnë Atë.