Al-Furqaan
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
وَمَآ أَرْسَلْنَا قَبْلَكَ مِنَ ٱلْمُرْسَلِينَ إِلَّآ إِنَّهُمْ لَيَأْكُلُونَ ٱلطَّعَامَ وَيَمْشُونَ فِى ٱلْأَسْوَاقِ ۗ وَجَعَلْنَا بَعْضَكُمْ لِبَعْضٍ فِتْنَةً أَتَصْبِرُونَ ۗ وَكَانَ رَبُّكَ بَصِيرًا 20
Ne edhe para teje çuam të dërguar, por edhe ata ishin njerëz që hanin ushqim dhe ecnin nëpër tregje. -Ata më përpara thoshin: “Ç’është ky i dërguar, i cili ha ushqim dhe shëtit nëpër tregje?! Përse nuk i është dërguar atij një melek dhe të bëhet me të paralajmërues?! Ose, përse nuk i është zbritur një thesar apo të kishte një kopsht, nga i cili të hante?! Të padrejtët thonë: “Ju, vërtet po pasoni një njeri të magjepsur." [Furkan 7, 8]. I Madhëruari nuk i ka bërë profetët të tillë që të mos hanë ushqim dhe nuk i ka bërë ata melekë. Edhe ti, o Muhamed, je si të gjithë profetët para teje. Ndërsa për sa i përket varfërisë dhe pasurisë, ata janë sprovë për njerëzit dhe është urtësia e Zotit që vendos për të, siç thotë i Madhëruari:Ne ju bëmë të jeni sprovë për njëri-tjetrin:... -Kështu, profetët ishin sprovë për ata ku dërgoheshin. Ata nxirrnin në pah të bindurit nga të pabindurit. Nga ana tjetër, profetët vetë, Zoti i sprovoi duke i urdhëruar që të ftojnë krijesat në rrugën e drejtë. I pasuri është sprovë për të varfërin dhe i varfëri është sprovë për të pasurin. Në këtë mënyrë, sprovohen të gjitha krijesat me njëra tjetrën. Kjo botë është vendi i sprovës dhe belave. Qëllimi i të gjitha këtyre sprovave është që të duket shkalla e durimit. Ai thotë:... A do të jeni të durueshëm? -A do të jeni të durueshëm e këmbëngulës dhe të plotësoni me përkushtim e përpikmëri detyrat tuaja, që Zoti ju ka ngarkuar, dhe kështu Ai t'ju shpërblejë? Apo nuk do të bëni durim, dhe kështu të meritoni ndëshkimin?Allahu është Ai që sheh çdo gjë. -Ai i di mirë çdo gjendje tuajën, prandaj dhe Ai zgjedh dhe i dallon ata të cilët e meritojnë dhe janë të duhurit për të mbartur Shpalljen e Tij. Ai i di mirë edhe veprat tuaja dhe ka për t’ju shpërblyer për to. Nëse keni bërë vepra të mira, do t’ju shpërblejë me të mira, e nëse keni bërë të liga, ato do të merrni si dënim.