U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · An-Noor
Suuradda 24

An-Noor

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 6

وَٱلَّذِينَ يَرْمُونَ أَزْوَٰجَهُمْ وَلَمْ يَكُن لَّهُمْ شُهَدَآءُ إِلَّآ أَنفُسُهُمْ فَشَهَـٰدَةُ أَحَدِهِمْ أَرْبَعُ شَهَـٰدَٰتٍۭ بِٱللَّهِ ۙ إِنَّهُۥ لَمِنَ ٱلصَّـٰدِقِينَ 6

Sa për ata që shpifin për gratë e veta … -Edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një akuzë për imoralitet, së cilës i mungojnë katër dëshmitarë. Por në këtë rast nuk ndëshkohet pala akuzuese, që është bashkëshorti. Pse? Burri nuk do të bënte kurrë një akuzë të tillë për gruan e tij, pasi ky do të ishte cenim edhe i nderit të tij, gjithashtu. Normalisht, burri nuk do ta akuzonte kurrë bashkëshorten e tij, sepse kjo do të cenonte jo vetëm gruan, por edhe atë vetë. Prandaj, kjo është një lloj shenje që burri edhe mund të jetë i vërtetë në atë që thotë. Në fakt, ai ka të drejtë të mbrojë të drejtat e tij, që i sheh se janë të rrezikuara, të drejta që nuk i kanë akuzuesit e tjerë. Allahu i Madhëruar thotë: "... ata që shpifin për gratë e veta ..." Domethënë, ata që akuzojnë për imoralitet gratë e tyre. Bëhet fjalë për bashkëshortet e tyre të lira, e jo për skllavet.… dhe nuk kanë dëshmitar tjetër përveç vetvetes … -Nëse akuzojnë gratë e tyre për imoralitet dhe për këtë nuk kanë asnjë dëshmitar okular, përveç vetes së tyre, atëherë:…ata duhet të betohen katër herë në Allahun se po thonë solemnisht të vërtetën. -Burri duhet të deklarojë katër herë se thotë të vërtetën në dëshminë e tij, pra, se gruaja e vet ka bërë imoralitet (marrëdhënie intime jashtëmartesore). Ai duhet të thotë katër herë: “Dëshmoj para Zotit se them të vërtetën në akuzën time kundër saj për imoralitet!”