U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · An-Noor
Suuradda 24

An-Noor

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 34

وَلَقَدْ أَنزَلْنَآ إِلَيْكُمْ ءَايَـٰتٍ مُّبَيِّنَـٰتٍ وَمَثَلًا مِّنَ ٱلَّذِينَ خَلَوْا۟ مِن قَبْلِكُمْ وَمَوْعِظَةً لِّلْمُتَّقِينَ 34

Ne ju kemi shpallur argumente të qarta... -Ky është tregues i rëndësisë shumë të madhe të këtyre ajeteve, që njerëzit të njohin mirë vlerën e tyre dhe të përkushtohen tërësisht për t’i vënë në zbatim. Allahu i Madhëruar i quan këto ajete: ajat bejinat, pra, ajete të qarta në kumtin dhe në mësimet që përcjellin. Ato qartësojnë çdo urdhër që njerëzit kanë nevojë të dinë, qoftë prej themeleve apo degëzimeve të fesë. Këto ajete janë aq të qarta, sa nuk të lënë asnjë dyshim. Allahu i Lartësuar na njofton se në këtë libër ka sjellë edhe diçka tjetër:...shembuj nga historia e atyre që ishin para jush... -Rrëfime për popujt që shkuan para jush, të mirët dhe të këqijtë. Ai flet për cilësitë e veprat e tyre. Ai tregon se çfarë u ndodhi dhe çfarë veproi Zoti me ta, që ju t’i keni shembuj të dobishëm dhe mësime të vyera për jetën tuaj. Mesazhi është i qartë: çdokush që bën vepra të njëjta me ta do të marrë shpërblimin ose ndëshkimin e njëjtë. Gjithashtu, këto ajete dhe të tëra ajetet e Kur'anit do të shërbejnë përherë si këshillë. Ai thotë:...dhe këshilla për ata që e kanë frikë Allahun. -Si këshillë e dobishme për ata që janë të devotshëm. Ata që i frikësohen dhe i ruhen dënimit të Zotit duke kryer urdhëresat e duke u ruajtur nga ndalesat e Tij, në këto ajete gjejnë premtime të bukura nga Zoti i tyre, por shohin edhe kërcënime e paralajmërime të dobishme. Allahu i inkurajon për punë të mira, por edhe i qorton dhe kërcënon, që të ruhen. Ai u mundëson që zemrat e tyre të mbushen gjithmonë me shpresë për shpërblimin e Tij dhe me frikë për dënimin dhe zemërimin e Tij. Por këto mrekulli mund t’i shohin veçse të devotshmit. Kështu ata ruhen nga ato gjëra që nuk i do Zoti dhe përkushtohen për t’i kryer ato që Ai i do dhe i ka porositur t’i kryejnë.