U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · An-Noor
Suuradda 24

An-Noor

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 19

إِنَّ ٱلَّذِينَ يُحِبُّونَ أَن تَشِيعَ ٱلْفَـٰحِشَةُ فِى ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ فِى ٱلدُّنْيَا وَٱلْـَٔاخِرَةِ ۚ وَٱللَّهُ يَعْلَمُ وَأَنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ 19

Ata, të cilët dëshirojnë që mes besimtarëve të përhapet imoraliteti, i pret dënimi i dhembshëm në këtë botë dhe në Botën Tjetër. Allahu i di(të fshehtat)e ju nuk i dini. -Ata që dëshirojnë që mes besimtarëve të përhapin gjëra të shëmtuara dhe të ndaluara nga Zoti, që të përhapet imoraliteti e largimi nga feja, ata i pret një dënim i dhembshëm. Ai dënim do të torturojë zemrat dhe trupat e tyre. Kështu dënohen ata që bëjnë padrejtësi ndaj besimtarëve dhe përhapin sherrin mes tyre. Mendohu pak me kujdes! Nëse një dënim i tillë është për ata që thjesht dëshirojnë që të përhapet poshtërsia dhe imoraliteti, atëherë si mendon se do të jetë dënimi për ata të cilët marrin pjesë aktive duke folur dhe e përhapur ndër njerëz shpifjet për imoralitet? Sigurisht, pjesëmarrja aktive në të tilla fitne e vepra të këqija është shumë më e keqe dhe e rëndë sesa thjesht të dëshirosh dhe të kënaqesh me këtë. Nuk ka rëndësi në këtë mes, a ka ndodhur vërtet imoraliteti apo jo. Ajo që ka rëndësi është përfshirja në hapjen e shpifjes dhe imoralitetit ndër besimtarë. E gjitha kjo është tregues i mëshirës së Allahut të Lartësuar për besimtarët, për kujdesin e Tij të veçantë për ta dhe për mbrojtjen e nderit të tyre, ashtu siç kujdeset për të mbrojtur gjakun dhe pasurinë e tyre. Tregues i kësaj mëshire dhe përkujdesi të veçantë janë edhe këto urdhra, që u drejtohen atyre për dashuri dhe solidaritet vëllazëror. Çdokush duhet të dojë për vëllanë e tij atë që e dëshiron edhe për veten e vet dhe duhet të urrejë për vëllanë e vet atë që e urren për veten e vet.