U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · Al-Muminoon
Suuradda 23

Al-Muminoon

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 44

ثُمَّ أَرْسَلْنَا رُسُلَنَا تَتْرَا ۖ كُلَّ مَا جَآءَ أُمَّةً رَّسُولُهَا كَذَّبُوهُ ۚ فَأَتْبَعْنَا بَعْضَهُم بَعْضًا وَجَعَلْنَـٰهُمْ أَحَادِيثَ ۚ فَبُعْدًا لِّقَوْمٍ لَّا يُؤْمِنُونَ 44

Më pas, Ne i dërguam profetët Tanë njëri pas tjetrit. - Zoti dërgoi ndër popuj profetë të shumtë, që vinin njëri pas tjetrit, në mënyrë që njerëzit të pajiseshin me besimin e saktë dhe të ktheheshin tek Ai të bindur dhe të nënshtruar. Por gjithmonë popujt i kanë mohuar dhe nuk u janë bindur profetëve të Zotit. Ata u janë përgjigjur me mohim e teprim në padrejtësi.Por, çdoherë që një populli i vinte profeti i vet, ata e përgënjeshtronin atë. -Sa herë që një populli u vinte një profet, ata e quanin gënjeshtar dhe e kundërshtonin, edhe pse profetët u sillnin mrekulli të shumta e të mjaftueshme që njerëzit të bindeshin për besnikërinë e tyre dhe për vërtetësinë e Shpalljes së Zotit. Në fakt, thjesht duke vështruar me kujdes ftesën e profetëve dhe Ligjin e Zotit, do të ishte mëse e mjaftueshme për të gjykuar drejt dhe për të provuar besnikërinë e këtyre profetëve dhe faktin se ata u dërguan nga Zoti i botëve.Prandaj, Ne i dënuam ata popuj njëri pas tjetrit... -Pas mohimit të besimit dhe refuzimit të profetëve nga ana e tyre, Ne i shkatërruam dhe i shfarosëm ata njëri pas tjetrit dhe nuk lamë në këmbë asnjë prej tyre. Vendbanimet e tyre u shkretuan....dhe i bëmë që të përmenden në tregime. -Historia e tyre mbeti si legjendë, që brezat e tregonin njëri pas tjetrit. Ata shërbyen si mësim e përgëzim për të devotshmit, por edhe si kërcënim për ata që nuk besojnë dhe refuzojnë profetët dhe shpalljet e Zotit. Si poshtërim dhe përçmim, ata i ndoqi një mallkim tjetër nga Zoti:Larg mëshirës së Zotit qoftë një popull që nuk beson! -Larg mëshirës së Zotit qofshin, sa të ulët e të padrejtë që ishin!