U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · Al-Hajj
Suuradda 22

Al-Hajj

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 1

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ٱتَّقُوا۟ رَبَّكُمْ ۚ إِنَّ زَلْزَلَةَ ٱلسَّاعَةِ شَىْءٌ عَظِيمٌ 1

O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj! -Allahu i Madhëruar u drejton të gjithë njerëzve një urdhër të rëndësishëm. Ata duhet t’i frikësohen dhe të jenë të devotshëm ndaj Allahut, i cili është Zoti i tyre, që kujdeset për ta, duke u dhënë shumë mirësi, të shfaqura dhe të fshehta. Ai e meriton që t’i frikësohemi dhe të jemi të devotshëm ndaj Tij. Devotshmëria dhe frika ndaj Allahut kërkon që njerëzit t’i largohen shirkut, shkeljes së kufijve dhe mosbindjes ndaj Tij. Gjithashtu, ata duhet të zbatojnë të gjitha urdhëresat, sa të kenë mundësi. Pastaj, Allahu i Madhëruar bën diçka, që i ndihmon njerëzit për të kompletuar devotshmërinë dhe i paralajmëron që të kenë kujdes dhe të mos e cenojnë atë. Ai përshkruan skenat e Ditës së Gjykimit, duke thënë:Me të vërtetë, dridhja e Orës(së Kijametit)do të jetë një ngjarje e tmerrshme. -Askush veç Zotit nuk mund ta dijë madhështinë dhe realitetin e asaj dite. Kur të ndodhë Kijameti, toka do të dridhet frikshëm. Malet do të përplasen me njëri-tjetrin dhe do të bëhen pluhur nga goditjet e mëdha. Njerëzit do të ndahen në tri grupe. Ajo është dita kur qielli do të çahet e shpërbëhet, Dielli dhe Hëna do të mbështillen dhe errësohen. Yjet do të bien dhe shpërndahen. Tmerret e asaj dite do të mbushin çdo shpirt me frikë e ankth të papërshkrueshëm. Frika e asaj dite do t’i mbushte me thinja edhe fëmijët më të vegjël. Edhe më i forti do të shkrihet e zbutet.