U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · Al-Anbiyaa
Suuradda 21

Al-Anbiyaa

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 24

أَمِ ٱتَّخَذُوا۟ مِن دُونِهِۦٓ ءَالِهَةً ۖ قُلْ هَاتُوا۟ بُرْهَـٰنَكُمْ ۖ هَـٰذَا ذِكْرُ مَن مَّعِىَ وَذِكْرُ مَن قَبْلِى ۗ بَلْ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْلَمُونَ ٱلْحَقَّ ۖ فَهُم مُّعْرِضُونَ 24

Mos, vallë, kanë gjetur zota të tjerë veç Tij? -Këtu kemi përsëri një përçmim të gjendjes së idhujtarëve, që adhurojnë zota të tjerë. Duke i qortuar e paralajmëruar, Allahu i Madhëruar thotë:Thuaj: “Sillni argumentet tuaja!” -Thuaju të sjellin argumentet e tyre për saktësinë e besimit që kanë. Por ata kurrë nuk kanë për të gjetur argument. Përkundrazi, argumentet dhe faktet e shumta janë për kotësinë e idhujtarisë dhe për ndëshkueshmërinë e saj. Prandaj tha:“Ndërsa ky është argument për këta që janë me mua dhe për ata që ishin para meje”. Megjithatë, shumica e tyre nuk e dinë të vërtetën, prandaj edhe nuk vështrojnë. - Kështu, të gjithë librat dhe shpalljet janë unanimë në mesazhin për lartësimin e teuhidit dhe ndalimin e idhujtarisë. Këta janë librat e Zotit, ku është përmendur gjithçka që robërit kanë nevojë, së bashku me argumentet e shumta dhe faktet e pamohueshme. Të gjitha shpalljet e Zotit janë kundër idhujtarisë. Duke qenë se para njerëzve ka argumente të prera dhe të pakundërshtueshme, tashmë ata nuk kanë më asnjë justifikim para Zotit. Gjithashtu, kuptohet se ata nuk kanë argumente për atë që besojnë, sepse argumentet e prera dhe bindës nuk ka asgjë që mund t’i hedhë poshtë. Në të kundërt, ato nuk do të quheshin argumente të prera, por thjeshtë supozime, hamendësime e dyshime të kota. Të tilla supozime e hamendësime nuk sjellin asgjë kundrejt të vërtetës. Vërej me kujdes! Allahu i Lartësuar thotë: “...shumica e tyre nuk e dinë të vërtetën, ndaj edhe nuk vështrojnë.” Kjo tregon se ata vazhdojnë t’u përmbahen kotësirave thjesht të shtyrë nga pasimi i verbër i të parëve të tyre. Për hir të këtij pasimi të verbër, ata polemizojnë për të kotën, pa pasur udhëzim dhe dritë nga Zoti. Gjithashtu, fakti që ata nuk dinë rreth të vërtetës nuk është për shkak se e vërteta është e paqartë apo është e fshehtë dhe nuk mund të kuptohet. Kjo ndodhi për tjetër shkak: ata i kanë kthyer shpinën së vërtetës. Nëse do ta shihnin dhe mendonin rreth së vërtetës, qoftë edhe me një shikim të shpejtë, do t’u bëhej e qartë e vërteta pa u lënë asnjë dyshim. Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar na udhëzon që për të tilla çështje, të shohim edhe në shpalljet e shkuara. Në vijim, Ai bën një qartësim të plotë, duke thënë: