Al-Anbiyaa
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
وَلَقَدْ كَتَبْنَا فِى ٱلزَّبُورِ مِنۢ بَعْدِ ٱلذِّكْرِ أَنَّ ٱلْأَرْضَ يَرِثُهَا عِبَادِىَ ٱلصَّـٰلِحُونَ 105
Ne e kemi shënuar në Zebur sipas shënimit(në Leuhi Mahfudh)se tokën do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë. -Allahu i Madhëruar na tregon për atë që ka shkruar në librat që u ka shpallur njerëzve. Ai ka shkruar në ata libra atë që është shkruar më parë në Leuhi Mahfudh, ku janë shënuar të gjitha përcaktimet dhe ngjarjet që ndodhin në botë. Allahu na tregon se në Leuhi Mahfudh ka shkruar se Xhenetin do ta trashëgojnë robërit besimtarë, të cilët zbatojnë urdhëresat dhe largohen nga ndalesat e Tij. Në një ajet tjetër thuhet: “Ata (të Xhenetit) do të thonë: “Lavdëruar qoftë Allahu, i cili e përmbushi premtimin e Vet dhe na bëri trashëgimtarë të xhenetit. Ne mund vendosemi ku të duam në të. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që bëjnë punë të mira!”.”. [Zumer 74]. Megjithatë, ka mundësi që kuptimi i ajetit të jetë se: Zoti do t’i bëjë besimtarët që të sundojnë në Tokë. Dhe, vërtet, besimtarëve të mirë dhe të devotshëm Zoti u bën vend në tokë dhe i bën sundimtarë të saj, siç thuhet në ajetin tjetër: “Allahu u premton atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira se do t’i bëjë sundues në tokë, ashtu siç bëri sundues edhe ata (besimtarë të mirë) që ishin para tyre. Ai do ta forcojë fenë, të cilën e pëlqeu për ta, dhe në vend të frikës, do t’u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. Por kushdo që mohon pas kësaj është nga më të prishurit. Përkryejeni namazin, jepni zekatin dhe bindjuni të Dërguarit që të mëshiroheni!” [Nur 55, 56].