Al-Anbiyaa
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
لَقَدْ أَنزَلْنَآ إِلَيْكُمْ كِتَـٰبًا فِيهِ ذِكْرُكُمْ ۖ أَفَلَا تَعْقِلُونَ 10
Allahu i Madhëruar i drejtohet popullit të fundit, ndër të cilët u dërgua Profeti më i zgjedhur, Muhamed Ibn Abdilah, dhe u thotë:Ne shpallëm Librin(Kur'anin)në të cilin gjendet krenaria juaj. -Ju kemi zbritur një libër madhështor, të qartë dhe qartësues për gjithçka që keni nevojë. Ky libër ka për të qenë fama juaj, krenaria dhe lavdia juaj, nëse i jepni hakun. Detyra kundrejt tij është të besoni rrëfimet që gjenden në të si të vërteta të padiskutueshme, të zbatoni urdhëresat dhe të largoheni nga ndalesat e shkruara në të dhe të ruani kufijtë e Zotit, që ai ka përshkruar. Kështu do të rritet prestigji juaj ndër popuj.A nuk e kuptoni? –A nuk arrini të dalloni atë që ju vlen dhe ju shpëton nga çdo ligësi? Vallë, a nuk doni që ky Kur'an të jetë lavdia juaj në këtë botë dhe në ahiret? Nëse do të kishit logjikë e të kuptonit, do ta ndiqnit udhën e duhur. Nëse ende nuk e keni ndjekur, atëherë ju nuk po gjykoni drejt dhe dijeni se kështu i keni hyrë një rruge që do të jetë poshtërimi, nënçmimi, dëshpërimi juaj i përjetshëm në këtë botë dhe në ahiret. Ky ajet është pasqyrues i asaj që ndodhi në realitet. Besimtarët e këtij Profeti që jetuan sipas Kur'anit, Allahu i Madhëruar i lartësoi. Sahabët dhe brezat e afërt me ta, Zoti i Madhëruar i lartësoi dhe ata u lëvduan në këtë botë dhe do të kujtohen gjithmonë për madhështinë e tyre mbi të gjithë mbretërit e historisë. Çdokush i njeh sahabët e Profetit dhe nxënësit e tyre të bindur dhe të ditur. Nga ana tjetër, dihet se çfarë ndodhi me ata që nuk jetuan sipas Kur'anit dhe nuk përfituan nga udhëzimi i tij. Për të tillët ngeli urrejtja, nënçmimi, harresa dhe dëshpërimi. Atëherë, nuk ka rrugë tjetër për të arritur lumturinë në të dyja jetët, veç asaj të Kur'anit.