Taa-Haa
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
قَالَ يَبْنَؤُمَّ لَا تَأْخُذْ بِلِحْيَتِى وَلَا بِرَأْسِىٓ ۖ إِنِّى خَشِيتُ أَن تَقُولَ فَرَّقْتَ بَيْنَ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ وَلَمْ تَرْقُبْ قَوْلِى 94
Haruni tha: “O bir i nënës sime! Mos më kap as për mjekre, as për flokësh! -Ai iu drejtua me këto fjalë të ëmbla, për t’i zbutur zemrën, se, në fakt, Haruni ishte i vëllai i Musait edhe nga nëna, edhe nga babai. Pastaj i tha:Në të vërtetë pata frikë se do të thoshe: "I përçave beni israilët dhe nuk e respektove fjalën time?”” - Ti më urdhërove që të të zëvendësoj ty e të jem mes tyre në këmbën tënde. Nëse do të vija pas teje për të të lajmëruar, nuk do të bëja atë që më kishe urdhëruar të bëja, prandaj u druajta se përsëri do të më qortoje. Gjithashtu, kisha frikë se do të më thoje: "...i përçave bijtë e Izraelit, duke mos respektuar porosinë time.” Nëse do të largohesha e do t’i lija ata pa kontroll, kjo do t’i përçante ata. Gjithashtu, mos më zër njëlloj me keqbërësit dhe mos ua bëj qejfin armiqve tanë! Atëherë Musai u pendua për atë që bëri me të vëllanë, i cili, në fakt, nuk e meritonte aspak atë ashpërsi, dhe vijoi duke u lutur: “Zoti im! Më fal mua dhe vëllanë tim dhe na përfshi në mëshirën Tënde! Ti je më Mëshiruesi i mëshiruesve!”.