Taa-Haa
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
وَلَقَدْ أَوْحَيْنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنْ أَسْرِ بِعِبَادِى فَٱضْرِبْ لَهُمْ طَرِيقًا فِى ٱلْبَحْرِ يَبَسًا لَّا تَخَـٰفُ دَرَكًا وَلَا تَخْشَىٰ 77
Ne i kumtuam Musait: “Udhëto natën me robërit e Mi dhe hapu atyre një rrugë të tharë nëpër det! Dhe mos ki frikë se do të të kapë Faraoni dhe as se do të fundosesh!”. - Pasi Musai e ftoi Faraonin nëpërmjet shenjave të dhëna nga Zoti, vazhdoi të qëndronte në Misir për t’i ftuar ata në Islam dhe për të punuar që të çlironte bijtë e Izraelit prej Faraonit dhe torturave e shfrytëzimit të tij. Megjithatë, Faraoni vazhdoi me arrogancë të refuzonte dhe të luftonte kundër të vërtetës. Ai ishte shumë i ashpër me bijtë e Izraelit. Allahu i paraqiti shumë shenja të mëdha, që na i tregoi në Kur'an. Bijtë e Izraelit nuk mund ta shfaqnin haptazi besimin e tyre, prandaj faleshin në shtëpitë e tyre dhe duronin shtypjen e Faraonit. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar deshi që t’i shpëtonte ata nga armiku i tyre dhe t’u mundësonte të jetonin të lirë, ta adhuronin Allahun haptazi dhe t’i zbatonin urdhëresat dhe ligjet e Tij në jetën e tyre. Kështu, Allahu i Madhëruar i shpalli Musait (a.s) që, së bashku me bijtë e Izraelit, të iknin sapo të hynte nata, që të mund të largoheshin sa më shumë dhe, atje ku do të shkonin, ta adhuronin Allahun haptazi dhe të zbatonin ligjet e Tij lirisht. Allahu i Madhëruar i njoftoi, gjithashtu, se Faraoni me ushtri do të viheshin në ndjekje të tyre. Kështu, sapo ra nata, të gjithë bijtë e Izraelit, me gra e fëmijë, u nisën. Kur çeli dita, në Misir nuk pipëtinte njeri. Faraoni u xhindos nga zemërimi dhe dërgoi njerëz nëpër qytete, që të grumbullonte sa më shumë ushtarë në ndjekje të bijve të Izraelit. Ai ishte i vendosur që të shfrynte zemërimin e tij mbi ta. Por është Allahu Ai që ka në dorë çdo çështje dhe ishte Ai që e lejoi të mblidhej ushtria e Faraonit dhe të viheshin në ndjekje të bijve të Izraelit. Ndjekja filloi herët në agim. Allahu i Madhëruar thotë: “Kur dy grupet panë njëri-tjetrin, shokët e Musait thanë: “Na zunë!” [Shuara 61]. Ata po prisnin me frikë. Deti shtrihej përpara tyre, ndërsa nga pas tyre Faraoni i tërbuar, që mezi priste t’i shtinte në dorë. Por me ta ishte Musai, me zemër të qetë dhe i kthjellët në mendime, i sigurt me premtimin e Allahut. Ai tha: “Kurrsesi! Me mua është Zoti im dhe Ai do të më udhëzojë”. [Shuara 62].