Taa-Haa
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
إِنَّهُۥ مَن يَأْتِ رَبَّهُۥ مُجْرِمًا فَإِنَّ لَهُۥ جَهَنَّمَ لَا يَمُوتُ فِيهَا وَلَا يَحْيَىٰ 74
Atë që do të dalë para Zotit të vet si keqbërës e pret Xhehenemi, ku as nuk do të vdesë dhe as nuk do të jetojë. - Allahu i Madhëruar na njofton se cilido që del para Tij si keqbërës, domethënë i mbushur dhe zhytur në ligësi, gjë kjo që tregon mohimin e tij, dhe vazhdon kështu deri sa të vdesë, për të është përgatitur zjarri i Xhehenemit, brenda të cilit ka vuajtje të mëdha dhe dënime të tmerrshme. Fundi i Xhehenemit është shumë thellë, përvëlimi i tij është i dhimbshëm dhe dënimi i tij ta shkatërron zemrën. Ndëshkimi është i përjetshëm dhe i dënuari as nuk vdes e të qetësohet dhe as nuk bën jetë normale. Jeta në Zjarr është e mbushur me ndëshkime zemre, shpirti dhe trupi të papërshkrueshme e që nuk lehtësohen asnjëherë. I dënuari do të kërkojë ndihmë, por nuk do ta ndihmojë kush, do të lutet dhe askush nuk do ta dëgjojë lutjen e tij. E vetmja “ndihmë” që i vjen është ajo që thotë Zoti: “Ne kemi përgatitur për jobesimtarët një zjarr, muret e të cilit i rrethojnë ata. Nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran, që ua përzhit fytyrën. Sa e shëmtuar është ajo pije, e sa vend i keq është ai!”. [Kehf 28]. Dhe përgjigja e lutjeve të tij: “Heshtni aty e mos mëflisni!” [Muminunë 108].