Taa-Haa
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
تَنزِيلًا مِّمَّنْ خَلَقَ ٱلْأَرْضَ وَٱلسَّمَـٰوَٰتِ ٱلْعُلَى 4
(Kjo është)Shpallje nga Ai që krijoi Tokën dhe qiejt e lartë. - Në vijim, Allahu i Madhëruar flet për rëndësinë e madhe të Kur'anit. Ky libër është shpallje e zbritur nga Krijuesi i Tokës dhe i qiejve. Ai u shpall nga Allahu, që rregullon çështjet e të gjitha krijesave. Për këtë arsye, pranojeni atë me respekt, dashuri, bindje dhe sinqeritet. Në shumë ajete, Allahu i Madhëruar përmend faktin se Ai është Krijues bashkë me faktin se në dorën e Tij është çdo çështje dhe Ai vendos çdo rregull e ligj për krijesat. Edhe në këtë ajet thuhet se Allahu është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës dhe se është Ai që e ka zbritur ligjin e jetës për krijesat. Në një ajet tjetër thotë: “Allahu është Ai që krijoi shtatë qiej dhe po aq toka. Në to zbret vendimi i Tij, për të qenë të bindur se Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka dhe se me të vërtetë, Allahu ka përfshirë gjithçka me dijen e Vet”. [Talak]. Allahu është Krijuesi dhe është Ai që vendos ligjet për krijesat e Tij. Vetëm Ai urdhëron dhe ndalon, vetëm Ai vendos ligjet e adhurimit dhe të fesë. Ashtu siç nuk ka Krijues tjetër përveç Tij, po ashtu askush tjetër përveç Tij nuk mund të vendosë ligje e rregulla. Në dorë të Krijuesit është vendosja e ligjeve të krijimit të gjithësisë dhe të funksionimit të saj, dhe po në dorë të Tij është vendosja e ligjeve të fesë dhe të besimit. Ligjet e krijimit dhe funksionimit të kësaj gjithësie janë precize. Ai nuk ka krijuar asgjë kot, por gjithçka me urtësi të madhe. Ashtu sikurse ligjet e krijimit nuk dalin asnjëherë jashtë urtësisë së Tij, po ashtu edhe ligjet e fesë dhe besimit nuk dalin kurrë nga kufijtë e drejtësisë, urtësisë dhe bamirësisë. Allahu vendos ligje e rregulla veçse në bazë të drejtësisë, urtësisë dhe bamirësisë së Tij. Pasi bëri të qartë se Ai është i vetmi Krijues e Rregullues i çështjeve të krijesave dhe i vetmi që vendos ligjet e jetës dhe të adhurimit, i Lartësuari përshkruan madhështinë dhe krenarinë e Tij: