U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · Al-Baqara
Suuradda 2

Al-Baqara

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 237

وَإِن طَلَّقْتُمُوهُنَّ مِن قَبْلِ أَن تَمَسُّوهُنَّ وَقَدْ فَرَضْتُمْ لَهُنَّ فَرِيضَةً فَنِصْفُ مَا فَرَضْتُمْ إِلَّآ أَن يَعْفُونَ أَوْ يَعْفُوَا۟ ٱلَّذِى بِيَدِهِۦ عُقْدَةُ ٱلنِّكَاحِ ۚ وَأَن تَعْفُوٓا۟ أَقْرَبُ لِلتَّقْوَىٰ ۚ وَلَا تَنسَوُا۟ ٱلْفَضْلَ بَيْنَكُمْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ 237

E, nëse i ndani para se të kryeni marrëdhënie intime me to, por ndërkohë ua keni përcaktuar atyre masën e dhuratës martesore(mehrit), atëherë është detyrë për ju që t’u jepni gjysmën e asaj që keni caktuar... -Pra, gratë që divorcohen para kryerjes së kontaktit seksual dhe pasi u është përcaktuar masa e mehrit, meritojnë që t’u jepet gjysma e mehrit të përcaktuar, ndërsa gjysma tjetër i takon burrit. Ky është rregulli bazë në këtë çështje, i cili është i detyrueshëm të zbatohet, nëse nuk ka tolerime nga asnjëra palë. Por në rast se ka falje dhe tolerancë të ndërsjelltë, atëherë Allahu i Lartësuar ka lënë hapësirën për bamirësi, duke thënë:...veç nëse ato(gratë)jua falin ose veç nëse atyre(grave)ua falin ata që kanë në dorë lidhjen e martesës. -Pra, nga ky detyrim nuk shpëton askush, përveç dy rasteve:1. Kur gruaja e divorcuar toleron dhe pranon që t'ia kthejë ish-burrit të saj gjysmën e mehrit të përcaktuar për të, duke ia dhuruar atij të plotë.2. Kur burri toleron dhe ia lë të plotë mehrin ish-gruas së tij, duke i falur edhe gjysmën e vet, që i takon me ligj.Pra, pjesa: “...veç nëse ato jua falin” nënkupton gratë, ndërsa: “ata që kanë në dorë lidhjen e martesës” bën fjalë për burrat, sepse ata e kanë në dorë çështjen e martesës. Disa janë të mendimit se rasti i dytë i përjashtimit nga dispozita për përgjysmimin e mehrit flet për kujdestarin e vajzës, kur ai toleron dhe ia fal ish-bashkëshortit të saj të gjithë mehrin. Por ky mendim është i dobët, sepse kujdestari i vajzës nuk ka kompetenca të tolerojë për një të drejtë që nuk i takon atij. Ai nuk është pronar i mehrit dhe as kujdestar i tij. Gjysma e mehrit është pronë e vajzës dhe jo e kujdestarit të saj. Kështu që mendimi më i saktë rreth kësaj pjese të ajetit është se ajo bën fjalë për ish-bashkëshortin e gruas.Falja është më afër devotshmërisë. Dhe mos e harroni bamirësinë ndërmjet jush! -Kështu, Allahu i Lartësuar i nxit adhuruesit për të qenë falës, tolerues dhe bamirës me njëri-tjetrin, duke na treguar se këto virtyte janë më pranë devotshmërisë. Në fakt, toleranca, bamirësia dhe falja janë shenja të devotshmërisë së njeriut. Ai i nxit adhuruesit për të tilla veprime, sepse ato janë bamirësi, dhe çdo bamirësi të zgjeron gjoksin dhe të qetëson zemrën. Njeriu nuk duhet të lërë pas dore veprat e mira dhe humanizmin. Ai nuk duhet të shpërfillë sjelljen e mirë në marrëdhëniet shoqërore. Allahu i Lartësuar na kujton të jemi bamirës në këto marrëdhënie, sepse kjo është grada më e lartë e etikës shoqërore. Në plotësimin e të drejtave dhe përgjegjësive ndaj njëri-tjetrit, njerëzit ndahen në dy grada:1. Ata që qëndrojnë striktë në respektimin e të drejtave dhe përgjegjësive ndaj njëri-tjetrit, pa bërë asnjë lëshim tjetër. Ky qëndrim është, gjithsesi, korrekt dhe i paqortueshëm.2. Ata që tolerojnë, që falin dhe që tregohen bujarë ndaj tjetrit. Ata falin kur është fjala për plotësimin e disa detyrimeve të palës tjetër ndaj tyre. Ata japin edhe kur nuk e kanë të detyrueshme që të japin. Ata heqin dorë nga disa të drejta vetjake, për hir të mirësjelljes. Kjo është një gradë shumë e lartë, që njeriu nuk duhet ta shpërfillë, qoftë edhe në disa raste të caktuara, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me njerëzit që ai haset e përzihet më shpesh.Allahu i Lartësuar do t'i shpërblejë bamirësit për sjelljen e tyre, me bujarinë e Tij të madhe:Vërtet, Allahu e sheh gjithçka që bëni. -Pra, ai sheh çdo vepër tuajën dhe do t'iu shpërblejë me bujarinë dhe mirësinë e Tij.