Al-Baqara
Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.
Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21
ٱلَّذِينَ إِذَآ أَصَـٰبَتْهُم مُّصِيبَةٌ قَالُوٓا۟ إِنَّا لِلَّهِ وَإِنَّآ إِلَيْهِ رَٰجِعُونَ 156
…Ata që, kur i godet ndonjë e keqe, thonë: “Ne, jemi të Allahut,…”. -Domethënë, ne jemi pronë e Tij dhe nën sundimin e Tij, që bazohet në drejtësi dhe mëshirë. Ne jemi të nënshtruar ndaj përcaktimit dhe urdhrave të Tij. Ne nuk kemi në pronësinë tonë asgjë, as pasuritë tona, madje as veten tonë. Kështu, nëse Mbretëruesi bën diçka me urtësinë e Tij, Ai vepron në pasurinë dhe në mbretërinë e Tij. Askujt nuk i takon ta kundërshtojë për atë që Ai vendos dhe përcakton në pronën e Tij. Por duhet të dihet se Allahu është i Urti dhe i Mëshirshmi. Ai është më i mëshirshëm ndaj robërve të Tij sesa ata ndaj vetvetes. Kur adhuruesi mendon rreth këtij fakti, atëherë ai kënaqet për caktimin e Zotit dhe bëhet mirënjohës për të, pasi është i sigurt që ai është më i miri për të, ndonëse për momentin kjo mirësi nuk mund të duket. Robi e di, gjithashtu, se ai dhe pasuria e tij janë, në fakt, pronë e Allahut. Më tej, Allahu i Lartësuar thotë:…dhe vetëm tek Ai do të kthehemi. -Pra, ne do të kthehemi tek Ai një ditë, patjetër. Ne do të takohemi me Allahun në Ditën e Premtuar, kur çdokush do të shpërblehet për veprat që ka bërë. Kështu, nëse tregohemi të duruar dhe llogarisim shpërblimin për çdo sprovë që na godet, atë ditë ne do të marrim shpërblimin, sikurse na ka premtuar Zoti ynë. E nëse zemërohemi dhe shfaqim pakënaqësi me caktimin e Allahut, atëherë na pret veçse zemërimi i Zotit dhe humbja e shpërblimit. Përkujtimi i faktit që robi një ditë do të kthehet te Zoti i tij, është një nga ndihmësit më të fortë. Allahu i Lartësuar vijon: