U bood nuxurka
Tafsir As-Saadi · Al-Baqara
Suuradda 2

Al-Baqara

Kani waa tafsiir ku qoran luqad aan Carabi ahayn sida uu ugu jiro Quranic Universal Library (QUL, ee Tarteel), oo laga qaaday nuqulka furan ee xogta QUL ee spa5k/tafsir_api haysto. Diiwaanka QUL ma sheegayo cidda qortay ama tarjumay ama daabacaadda la daabacay ee uu raacayo, mana caddaynayo shatiga qoraalka, sidaas darteed xaqa muujintiisa lama xaqiijin. Qofna ma barbardhigin buug la daabacay, aqoonyahanna ma dib u eegin. Qayb kasta waxay ag taagan tahay aayadaha ay ka hadlayso, kuwaas oo ah qoraalka Quraanka ee Tanzil, sida uu ugu yaal halkaas. Sabīl wax ka mid ah ma qorin, mana tarjumin.

Qoraalka waxaa laga helayQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITla qaaday 2026-10-21

Aayadda 116

وَقَالُوا۟ ٱتَّخَذَ ٱللَّهُ وَلَدًا ۗ سُبْحَـٰنَهُۥ ۖ بَل لَّهُۥ مَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۖ كُلٌّ لَّهُۥ قَـٰنِتُونَ 116

Ata thonë: “Allahu ka lindur një djalë” -Këtë gjë e kanë thënë çifutët, të krishterët dhe shumë idhujtarë. Ata, padrejtësisht dhe paturpësisht, e kanë përshkruar Allahun me diçka që kurrsesi nuk i shkon për shtat madhështisë së Tij. Kjo është një fyerje e madhe dhe shpifje e ulët. Kështu ata i bëjnë padrejtësi vetvetes. Por Allahu i Lartësuar vazhdon të jetë Durimtar, duke i mëshiruar ata në këtë jetë. Ai vazhdon t'i ruajë dhe t'i furnizojë, me gjithë fyerjet e tyre të vazhdueshme në adresë të Tij.I pastër është Ai nga çdo e metë. -Kuptimi: I shenjtë, i pastër është Ai nga çdo e metë me të cilën e përshkruajnë qafirët dhe të padrejtët. Ai është i pastër dhe larg çdo cilësie që nuk i shkon madhështisë së Tij. Ai është i Plotë në çdo aspekt. Mangësia është shumë larg Tij, në çdo këndvështrim. Ndonëse fakti që Ai është i pastër nga çdo e metë mjafton si kundërpërgjigje ndaj tyre, Allahu i Lartësuar u sjell edhe një tjetër argument:E Tij është gjithçka në qiej dhe në tokë -Kuptimi: Të gjitha janë pronë e Tij dhe të gjithë i janë nënshtruar Atij. Ai ka të drejtë të veprojë në pasurinë dhe mbretërinë e Tij, me të gjitha të drejtat që i jep sundimi i tij Absolut.Atij i është nënshtruar gjithçka. -Të gjithë i janë nënshtruar dhe janë nën përkujdesjen e Tij. Kështu pra, nëse të gjithë janë krijesat e Tij dhe të gjithë kanë nevojë për kujdesin e Tij, ndërsa Ai nuk ka nevojë për asnjë prej tyre, atëherë si mund të mendohet që mes krijesave të Tij të jetë dikush biri i Tij?! Dihet që fëmija do të jetë prej natyrës së prindit të tij, sepse fëmija është një pjesë prej prindit. Allahu i Lartësuar është Sunduesi dhe Nënshtruesi i gjithçkaje, ndërsa ju jeni të sunduar dhe të nënshtruar. Ai është i Pasur dhe nuk ka nevojë për asgjë, ndërsa ju jeni të varfër e nevojtarë për Atë, në çdo aspekt. Atëherë, si mund të mendohet që prej këtij lloji të dalë një fëmijë i të Pakrahasueshmit, Absolutit?! Kjo është ideja më boshe dhe më e pavlerë që mund të jetë shprehur ndonjëherë. Duhet ditur se nënshtrimi ndaj Allahut është dy llojesh:1. Nënshtrim i përgjithshëm, të cilin e kanë të gjitha krijesat. Të gjitha krijesat janë të nënshtruara ndaj Tij dhe kanë nevojë për përkujdesjen e Tij.2. Nënshtrim i posaçëm. Ky është nënshtrimi i adhurimit. Pra, këtë e kanë vetëm të nënshtruarit me vullnet dhe vetëdije, të cilët e adhurojnë Allahun e Madhëruar. Në ajetin e mësipërm flitet për llojin e parë të nënshtrimit. Ndërsa lloji i dytë përmendet në ajete të tjera, si për shembull: “Dhe qëndroni në këmbë për Allahun, duke i shprehur Atij nënshtrimin tuaj”. [Bekare, 238]. Më tej, i Madhëruari thotë: